Prokuroria ekspozon strategjitë e Thaçit, dalin detaje nga përgjimet: Si u tentua të ndryshohej dëshmia e viktimave

Aktuale

Prokuroria ekspozon strategjitë e Thaçit, dalin detaje nga përgjimet: Si u tentua të ndryshohej dëshmia e viktimave

Më: 27 shkurt 2026 Në ora: 07:10 Përditësuar në ora: 12:15 më 27.02.2026
Hashim Thaçi

ZPS: Udhëzimet e Thaçit kishin në shënjestër dëshmitarë specifikë

Prokurori Joshua Hafetz në nisje të fjalës së tij shfaqi fragmente të bisedave të incizuara në Hagë, gjatë takimeve të Thaçit me vizitorët e tij, përfshirë disa nga të akuzuarit, ku ai pretendoi se është tentuar të ndikohej te dëshmitarët.

“ZPS do të tregojë se udhëzimet e Thaçit kishin një shënjestër: shënjestër ishin dëshmitarët specifikë, dëshmia e të cilëve, sipas Thaçit përbënte kërcënim”, tha ai duke shtuar se synimi ishte të shmangej ky kërcënim.

Sipas tij, motivi i Thaçit ishte se ai “nëse gjendet fajtor” në rastin për krime lufte, “do të dënohet me burgim të gjatë” dhe prandaj, sipas ZPS-së, ai përdori mënyra për të ndërhyrë në drejtësi.

“Provat do të tregojnë se sapo filloi çështja [për krime lufte] Thaçi u përqendrua në pengim të dëshmive të dëshmitarëve që mund ta dëmtonin mbrojtjen e tij. Thaçi kishte dy lloj dëshmitarësh. Të parët ishin personat e brendshëm të UÇK-së, që në mënyrë të veçantë i identifikoi Thaçi, që mendoi se ishin vendimtar në gjykimin ndaj tij, të cilët duhet të flisin për strukturën e UÇK-së dhe rolin drejtues të Thaçit. Lloji i dytë ishin dëshmitarët viktima që mund ta implikonin atë”, tha prokurori.

Prokuroria e Specializuar paraqet akuzat në rastin “Thaçi”

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë në seancën e sotme të deklaratave hyrëse edhe njëherë u deklaruan të pafajshëm pesë të akuzuarit për pengim të drejtësisë.

Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit akuzohen për pengim të drejtësisë.

Fillimisht gjykatësi, Kristofer Gosnel shpalosi lëndën, duke treguar se aktakuza ishte njoftuar më 29 nëntor 2024 dhe më 16 prill 2025, ishte konfirmuar, me një shtesë të përgjegjësisë penale për Thaçin.

Gosnel paraqet lëndën

“Akuza për këtë çështje gjyqësore kanë filluar në vitin 2024 dhe ndërkohë më 29 nëntor 2024 i lëshuan fletarrestet për Thaçi,S makaja, Kilaj, Fazliu dhe një fletëthirrje për paraqitje për Kuçin. Më datën 8 dhe 9 dhjetor 2024 u organizuar seanca e parë për të akuzuarit të cilët u deklaruan jo fajtor për akuzat e ngritura kundër tyre, më 16 prill 2025 në vijim të gjykatësit të procedurës paraprake autoriozoi shtesën e formës e përgjegjësisë penale në lidhje me Thaçin vetëm dhe prokurori dorëzoi një aktakuzë të konfimruar të ndryshuar. Më 24 prill 2025 Thaçi u deklarua jo fajtor për të gjitha akuzat e ngritura në aktakuzë“, tha ai.

Prokurori i specializuar teksa lexoi pikat e akuzës që rëndojnë ndaj Thaçit, tha se ai akuzohet për tri vepra penale kundër rendit publik dhe tetë akuza për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike.

Prokurori tregon pikat e aktakuzës që rëndojnë mbi Thaçin

“Hashim Thaçi mban përgjegjësi penale për pika 1 tentativ të personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare me anë të pjesëmarrjes së një grupi midis së paku 26 qershor-18 korrikut 2023 vepër penale kundër rendit publik ....Pika 2 tentativ për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi. Midis së paku 9 shtatorit dhe 30 tetor 2023 vepër penale...pika 3 tentativ për pengim të personave zyrtar në kryejnë e detyrave zyrtare me anë të pjesëmarrjes së përbashkët të një grupi midis së paku 6 tetorit dhe 2 nëntorit 2023 dhe veprën penale kundër rendit publik....Pika 4 shkelje e fshehtësisë së procedurës përmes zbulimit të paautorizuar të informacionit të fshehtë midis së paku 26 qerhsor-18 korrikut 2023 vepër penale kundër administrimtit ë drejtësisë dhe administratës publike...Pika 5 shkelje e fshehtësisë së procedurës përmes zbulimit të paautorizuar për informacion të fshehtë midis së paku 9 shtator -30 tetor 2023 vepër penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike....pika 6 Shkelje e fshehtësisë së procedurës përmes zbulimit të paautorizuar të informacionit të fshehtë midis së paku 6 tetorit dhe 2 nëntorit 2023 vepër penal kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike”, tha ai.

Më pas prokurori, vazhdoi t’i paraqet akuzat të cilat ngarkohet Bashkim Smakaj e që janë një për vepër penale kundër rendit publik dhe një akuzë tjetër kundër administrimit ë drejtësisë dhe administratës publike.

Prokurori tregon edhe akuzat që e ngaron Smakajn

“Bashkim Smakaj mban përgjegjësi penale individuale për pika 12 tentativ për pengim të personave zyrtar për kryerjen e detyrave zyrtare me anë të pjesë]marrjes së përbashkët të një grupi midis së paku 9 shtatorit dhe 30 tetorit 2023 vepër penale kundër rendit publik.....Pika 13 mosbindje kundër gjykatës midis së paku 9 shtatori-30 tetori vepër penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike”, tha ai.

Akuzat i shpaloi prokurori edhe për Isni Kilaj.

“Isni Kilaj mban përgjegjësi penale individuale për pika 14 tentativ për pengim tentativ për pengim të personave zyrtar për kryerjen e detyrave zyrtare me anë të pjesëmarrjes së përbashkët të një grupi midis së paku 6 tetori dhe 2 nëntorit 2023 vepër penale kundër rendit publik...mosbindje ndaj gjykatës midis së paku 6 tetori dhe 2 nëntorit 2023 vepër penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike”, tha ai.

Prokurori deklaroi se Fadil Fazliu në këtë proces gjyqësor akuzohet për dy vepra penale e që janë vepër kundër rendit publik dhe kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike.

“Fadil Fazliu mban përgjegjësi penale individuale për tentativ për pengim tentativ për pengim të personave zyrtar për kryerjen e detyrave zyrtare me anë të pjesë]marrjes së përbashkët të një grupi midis së paku 26 qershorit dhe 18 korrikut vepër penale kundër rendit publik.... mosbindje ndaj gjykatës midis së paku 16 qershor dhe 18 korrikut 2023 vepër penale kundër administrimit të drejtësisë dhe adminsitratës publike”, tha ai.

Ndërsa, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale në Hagë, Hajredin Kuçi akuzohet për veprën penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike.

“Hajredin Kuçi mban përgjegjësi penale indivudale për mosbindje ndaj gjykatës midis së paku 1 dhe 13 shtatorit 2023 vepër penale kundër administrimit të drejtësisë dhe adminsitratës publike”, tha ai.

Aktakuza fillestare kundër pesë të akuzuarve për pengim të administrimit të drejtësisë u konfirmua më 29 nëntor 2024 dhe u ndryshua më 16 prill 2025.

Sipas aktakuzës, midis 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave të ndryshme në objektin e paraburgimit, Thaçi u dha Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit informacion konfidencial për dëshmitarë të thirrur nga Prokuroria në çështjen gjyqësore për krime lufte Thaçi dhe të tjerët, duke i udhëzuar ata “që të ndikonin në dëshmitë e dëshmitarëve dhe u dha hollësi se si të vepronin”.

Në aktakuzë më tej pretendohet se Thaçi bashkërendoi tre grupe, të përbëra nga Smakaj, Fazliu, Kilaj, Kuçi dhe persona të tjerë për të cilët nuk janë ngritur akuza me qëllimin e ndërhyrjes në dëshmitë e dëshmitarëve të thirrur nga Prokuroria në gjykimin aktual për krime lufte Thaçi dhe të tjerët.

Lidhur me rastin kundër administrimit të drejtësisë, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në Hagë, më 6 dhjetor 2024. Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DhSK-së.

Kurse, Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake për paraqitjen e parë, e cila u mbajt 9 dhjetor. 

Kryeprokurorja: Të akuzuarit janë përpjekur të “minojnë” Gjykatën Speciale

Kryeprokurorja Kimberly West ka nisur fjalën para Dhomave të Specializuara të Hagës, duke thënë se pesëshja e akuzuar ka tentuar të minojë dhe manipulojë funksionimin e gjykatës.

Sipas saj, Hashim Thaçi dhe të bashkëakuzuarit e tij kanë ndërhyrë në mënyrë të vazhdueshme në dëshmitë e dëshmitarëve, duke shkelur rregullat që mbrojnë informacionin konfidencial.

“Paraqitem sot për të folur lidhur me përpjekjet e Hashim Thaçit dhe të akuzuarve të tjerë për të minuar dhe manipuluar kuadrin e kësaj gjykate, dhe atë në mënyrë të drejtëpërdrejtë, duke dhunuar… të cilët kanë pasur si synim që të kenë të mundur që viktimat dhe dëshmitarët të japin dëshminë e tyre pa asnjë frikë dhe influencë, dhe besimin se identiteti i tyre është konfidencial.

Thaçi akuzohet se në mënyrë të vazhdueshme ka vazhduar që të ndërhyjë në dëshmitë e dëshmitarëve dhe ka shkelur të gjitha rregullat e gjykatës që kanë pasur të bëjnë me mbrojtjen e informacionit konfidencial. Të bashkëakuzuarit kanë marrë pjesë në këto krime”, tha ajo.

Pesëshja e akuzuar për pengim të drejtësisë deklarohen të pafajshëm në Hagë

Ka nisur seanca e deklaratave hyrëse në rastin ndaj Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të cilët përballen me akuza për pengim të drejtësisë.

Të pestë të akuzuarit, teksa u pyetën veç e veç konfirmuan para trupit gjykues se kanë kuptuar akuzat dhe se ndihen të pafajshëm për këto vepra

​Nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka nis seanca gjyqësore kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të cilët akuzohen për pengim të drejtësisë.

Seanca e sotme ka nis me vonesë, ajo ishte paraparë të nis në 09:30, por ka nis në ora 10:00, ndërsa transmetimi bëhet me 45 minuta vonesë.

Në seancën e sotme pritet të shpalosen deklaratat hyrëse. Por, mbrojtja e ish-presidentit, Hashim Thaçi dhe Fadil Fazliu kanë paralajmëruar se nuk do t’i paraqesin deklarata hyrëse në fillim të gjykimit.

Ata kanë deklaruar se do ta rezervojë të drejtën që të deklarohet më vonë gjatë procesit gjyqësor.

Sot nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot do të zhvillohen deklaratat hyrëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilaj, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të akuzuar për pengim të drejtësisë.

Seanca është caktuar të fillojë në orën 09:30 dhe pritet të përmbyllet rreth orës 16:00.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit dyshohet se kanë vënë në dispozicion informacione konfidenciale lidhur me dëshmitarë dhe kanë dhënë udhëzime për ndikim në dëshmitë e tyre, me qëllim të pengimit të rrjedhës normale të procesit gjyqësor.

Të pesë të akuzuarit janë vetëdeklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Pas përfundimit të deklaratave hyrëse, Prokuroria do të vazhdojë me paraqitjen e provave para trupit gjykues. Seancat e gjykimit janë planifikuar nga 2 deri më 6 mars. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat