Eurodeputeti Terras i zhgënjyer me dështimin e zgjedhjes së presidentit

Aktuale

Eurodeputeti Terras i zhgënjyer me dështimin e zgjedhjes së presidentit

Më: 6 mars 2026 Në ora: 12:37
Eurodeputeti Riho Terras

Eurodeputeti Riho Terras e ka cilësuar si një "zhgënjim" dështimin e Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur kreun e ri të shtetit, duke paralajmëruar një periudhë të re të pasigurisë politike.

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedhë presidentin e ri të vendit, si pasojë e mungesës së kuorumit të nevojshëm për votim në seancën e së enjtes.

Përmes një postimi në rrjetin social X, eurodeputeti Riho Terras ka reaguar ndaj kësaj situate. Ai ka theksuar se ky është një hap prapa për stabilitetin e vendit.

"Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedhë presidentin. Është një pengesë serioze. Në vend të stabilitetit, vendi përballet me pasiguri të re politike. Vërtet zhgënjyese”, shkroi Terras.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat