Dita e Mësuesit, Hamza: Faleminderit për punën dhe frymëzimin që u jepni nxënësve

Aktuale

Dita e Mësuesit, Hamza: Faleminderit për punën dhe frymëzimin që u jepni nxënësve

Më: 7 mars 2026 Në ora: 15:46
Bedri Hamza

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka uruar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit.

Hamza, përmes një postimi në Facebook, shprehu mirënjohjen për të gjithë mësimdhënësit që me përkushtim, sipas tij, edukojnë dhe formojnë brezat e rinj.

“Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit që me përkushtim edukojnë dhe formojnë brezat e rinj.

Faleminderit për punën dhe frymëzimin që u jepni nxënësve çdo ditë. Urime 7 Marsi, Dita e Mësuesit!”, shkroi i pari i PDK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat