​KFOR nuk ka kurrfarë mandati për armët që blenë FSK

Aktuale

​KFOR nuk ka kurrfarë mandati për armët që blenë FSK

Më: 14 mars 2026 Në ora: 13:54
Komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutash

Komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutash ka lënë të kuptohet se ai dhe misioni që udhëheq nuk kanë asnjë ndikim në armatimin që blen Forca e Sigurisë së Kosovës.

Sipas tij, ajo çfarë bën FSK nuk i përket KFOR-it, bazuar në kompetencat që kjo trupë e NATO-s ka.

“Transformimi i FSK-së ka filluar në vitin 2014 dhe mbështetet nga disa shtete përmes marrëveshjeve bilaterale. Vendimet për prokurime ushtarake janë jashtë mandatit të KFOR-it”, ka thënë ai në një intervistë për medie në Serbi.

Ulutash ka thënë po ashtu se anëtarësimi në NATO nuk i pengon aleatët të bëjnë marrëveshje shtesë bashkëpunimi ose stërvitje të përbashkëta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat