​AGK ngushëllon për vdekjen e gazetares në moshë të re, Elife Sherifi

Aktuale

​AGK ngushëllon për vdekjen e gazetares në moshë të re, Elife Sherifi

Më: 18 mars 2026 Në ora: 20:08
Elife Sherifi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas vdekjes së gazetares Elife Sherifi.

AGk njoftoi se me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të gazetares Sherifi, në një moshë shumë të re.

“Elifja kishte përfunduar studimet në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës dhe ka punuar në media të ndryshme, ndërsa vitet e fundit kishte shërbyer si zëdhënëse e KF Drita në Gjilan”, thekson AGK.

“AGK i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën”, thuhet në postim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat