“Çantë me para për gazetar?” - Analisti paralajmëron skandal mediatik në Kosovë!

Aktuale

“Çantë me para për gazetar?” - Analisti paralajmëron skandal mediatik në Kosovë!

Nga: Bota sot Më: 23 mars 2026 Në ora: 17:53
Faton Mehmeti

Analisti Faton Mehmeti ka reaguar lidhur me Sulmi në Banjskë, duke ngritur dyshime për përfshirje të gazetarëve në skema financimi nga BIA.

Ai ka kërkuar hetim nga Prokuroria e Shtetit, duke theksuar se, sipas tij, disa gazetarë paguhen nga Serbia, derisa pretendimet mbeten të pakonfirmuara.

Postimi i Mehmetit:

Në sulmin në Banjskë

Cili ishte gazetari që i janë dorëzuar paratë me çantë të konfiskuar nga strukturat e BIA-së serbe në Mitrovicë. Këto para gazetarit i janë dorëzuar nga një agjent shqiptar?!

Këto dhe shumë të tjera do të dalin në pah nëse rasti hetohet seriozisht nga Prokuroria e Shtetit, por ajo që dihet është e sigurt se ka gazetarë që paguhen nga Serbia dhe çdo natë janë në studio televizive. Imagjino, ish kryetari i shoqatës së gazetarëve ka rezultuar se babai i tij ka qenë spiun dhe sot është në burg.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat