“Koha e pasurimit të paligjshëm po mbaron” – reagim i fortë pas vendimit të Qeverisë

Aktuale

“Koha e pasurimit të paligjshëm po mbaron” – reagim i fortë pas vendimit të Qeverisë

Nga: A.SH Më: 30 mars 2026 Në ora: 16:40
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, një nismë që synon luftimin e pasurimit të paligjshëm dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Familja e veprimtarit Haki Imeri e ka përshëndetur vendimin, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm kundër pasurimit të dyshimtë dhe keqpërdorimit të pasluftës.

Në reagim thuhet se “koha e pasurimit në hijen e luftës po mbaron” dhe se kushdo që ka përfituar padrejtësisht do të përballet me ligjin.

Shkrimi i plotë:

Miq,

-Sot, qeveria e Kosovës dha një sinjal të qartë: koha e pasurimit në hijen e luftës po mbaron.

- Projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme nuk është thjesht ligj është përballje me të vërtetën.

-Sepse e vërteta dhemb, sakrifica u kthye në biznes, gjaku në kapital, dhe parulla “Ne e çliruam Kosovën” u përdor si mbulesë për luks dhe pasuri të dyshimta..

_Kosova u çlirua nga NATO, nën drejtimin e SHBA-së jo nga ata që sot fshihen pas lavdive te rreme , miteve dhe pasurisë, se pa justifikueshme .

-Koha po ua çjerre masken heronjve të rremë . Kush u pasurua padrejtësisht, do të përballet me ligjin..

-Mos i harroni veteranete rreme ..

-Mund të heshtni, të mashtroni, të kërcënoni por jo përgjithmonë.

E vërteta nuk ndalet. Ajo del gjithmonë në dritë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat