Hargreaves takon studentët e rikthyer nga Mbretëria e Bashkuar

Aktuale

Hargreaves takon studentët e rikthyer nga Mbretëria e Bashkuar

Më: 2 prill 2026 Në ora: 21:23
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves takon studentët e rikthyer nga Mbretëria e Bashkuar

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka pritur në një takim të rinj kosovarë të cilët janë rikthyer në vend pas përfundimit të studimeve në Britani.

Ai është shprehur i emocionuar për potencialin dhe rolin që këta të rinj pritet të kenë në zhvillimin e shoqërisë.

“Studiuesit tanë më të fundit të shkëlqyer të bursës Chevening erdhën për një çaj pasditeje në rezidencën time.

Studimet në Britani i kanë kthyer ata në Kosovë me aftësi dhe njohuri unike në fusha të ndryshme si inteligjenca artificiale, industria e filmit, terapia e të folurit dhe ekonomia e mirëqenies”, ka shkruar Hargreaves në Facebook.

Tutje Hargreaves shtoi se mezi pret të ndjekë kontributin e tyre, ndërsa ata bëhen pjesë e komunitetit të alumnëve Chevening.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat