​Azemi dorëzon dosjen për njehsorët elektrikë në Polici

Aktuale

​Azemi dorëzon dosjen për njehsorët elektrikë në Polici

Më: 7 prill 2026 Në ora: 09:22
Visar Azemi

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike të Kosovës sapo ka dorëzuar dosjen për njehsorët elektrikë në Departamentin e Hetimeve.

Dëshmi për problemet me njehsorët eklektikë, Azemi ka dorëzuar edhe në Zyrën e Rregullatorit për Energji(ZRRE) dhe KEDS.

LDK pretendon se nga 884 njehsorë të verifikuar sipas tyre, 87% e njehsorëve për matjen e energjisë elektrike faturojnë qytetarët më shtrenjtë edhe kur tarifa është me të lirën.

Ndërkohë gjatë një konference për media të mëhershme, Lidhja Demokratike të Kosovës ka ngritur akuza për manipulim sistematik të faturimit të energjisë elektrike, i cili sipas tyre ka dëmtuar qytetarët me miliona euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat