Tahiri për projektligjin për çmimet tavan: Legalizon një strukturë paralele

Aktuale

Tahiri për projektligjin për çmimet tavan: Legalizon një strukturë paralele

Më: 10 prill 2026 Në ora: 18:31
Besnik Tahiri

Besnik Tahiri, deputet i AAK-së ka folur për Projektligji për çmimet tavan.

Ai pyeti qeverinë nëse janë takuar me prodhuesit, furnitorët, se a kanë mbajtur ndonjë takim me këshillin ekonomik social, kur e kanë formuluar këtë projektligj.

Tahiri ka ngritur shqetësimin e tij lidhur me atë se kush do ta përbente bordin që do caktonte çmimet.

“Nëse e shihni nenin 1.5 që flet për bordin e pavarur, në kuadër të ligjit te neni 8 shpjegohet themelimi dhe statusi i bordit. Kur lexohet ky nen dhe kur e dëgjoj ministrin dhe zonjën Rozeta që flet për bord të pavarur, më bjen të them se a keni sy me lexu për çka po folni. Ky bord përbëhet nga dy njerëz të MINT-it, pastaj ky bord nuk është e vërtetë që ne vetëm formalisht e votojmë. Tre njerëz tjerë janë të përzgjedhur prej qeverisë. Pra, 2 njerëz i çon MINT, tre i përzgjedh qeveria – të pestit vijnë këtu për t’u votuar dhe ju i keni 61 vota”.

Ai tha se ky ligj nuk bën të votohet sepse legalizon një strukturë paralele.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat