Hamza: Engel ishte zëri i drejtësisë për ne, miqësia dhe kontributi i tij s’do harrohen kurrë

Aktuale

Hamza: Engel ishte zëri i drejtësisë për ne, miqësia dhe kontributi i tij s’do harrohen kurrë

Më: 10 prill 2026 Në ora: 23:15
Bedri Hamza

Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se ish-kongresisti amerikan Eliot Engel që vdiq sot, ka qenë zëri i drejtësisë për popullin e Kosovës në SHBA.

Hamza ka thënë se miqësia dhe kontributi i Engel, nuk do të harrohen kurrë.

Postimi:

Sonte u nda nga jeta një mik i veçantë i Kosovës, Eliot Engel, i cili qëndroi pranë nesh në kohën kur po shkruhej historia.

Ai ishte zëri i drejtësisë për ne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Miqësia dhe kontributi i tij nuk do të harrohen kurrë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij!

Prehu në paqe, mik i madh!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat