Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë do të vizitojë Kosovën

Aktuale

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë do të vizitojë Kosovën

Më: 17 prill 2026 Në ora: 08:19
Ermal Nufi.

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, sot do të presë në takim ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi.

Ceremonia e pritjes ushtarake do të zhvillohet në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ajo pritet të fillojë nga ora 10:30.

“Pas takimit bilateral, të dy ministrat do të mbajnë konferencë për media, e cila fillon në orën 11:45”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat