Xhevat Dajaku ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në mbështetje të deputetit Fatos Geci, pas debatit të krijuar rreth deklaratave të tij për Dhomat e Specializuara.
Në reagimin e tij, Dajaku rendit një sërë akuzash politike ndaj figurave të tjera publike, ndërsa thekson se sipas tij Fatos Geci vetëm ka shprehur një mendim për një proces gjyqësor që është në zhvillim.
Më poshtë postimi i plotë:
Fatos Geci, nuk ka shkruar komunikata për ta shkatërruar askënd...
Nuk e ka likfidu Bejadin Allaçin...
Nuk e ka thirrur n’telefon askënd me i thënë, kam me luftu me ty si me shka...
Nuk e ka vra asnjë cimer t'vetin?!
Nuk i ka falë tokë malit të zi e maqedonis.
Nuk ka lobu për ndarje të Kosovës.
Nuk i ka dhënë para ( pesdhjetmijë Euro në muaj nga bugjeti i Kosovës ) Gjems Rubin për të lobuar për ndarjen e Kosovës.
Nuk e ka shti në varr me nderime të larta F. Hoxhen.
Nuk ka dhënë urdher për mos me dal UÇK matan urës së Ibrit për ta ngritur flamurin në Mitrovicën matan urë..
Nuk ia ka afru as një serbi faqen për t'ia puthur sikur Vlora Çitaku e cila edhe ka lobuar për ndarje të Kosovës...
Nuk ka bërë selfie me Daçiq s'bashku me voglushin e tij si P. Selimi...
Nuk i ka vizitu varrezat e serbve ku shkruan se janë vrar nga terroristet shqiptar.
..........
#FatosGeci vetëm e ka thënë një gjë që mundet me ndodh në gjykatën e dhomave të specializuara, ku një i dyshuar për krime ndaj bashkombasve të vet, mundet me u denu për jetë duke u bazuar mbi akuzat që i ka mbi shpinë, kaq!