Jahjaga shkruan në Librin e Zisë në nderim të akademik Rexhep Qosja
Kuvendi i Kosovës po mban homazhe përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja.
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ishte e pranishme në homazhet në nderim të jetës dhe veprës së akademik, Rexhep Qosja.
Jahjaga me këtë rast ka shkruar ngushëllimet e saj në Librin e Zisë.
Haradinaj bën homazhe në nderim të akademik Rexhep Qosja
Kuvendi i Kosovës po mban homazhe përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i shoqëruar nga deputetët e grupit parlamentar të kësaj partie kanë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së akademik, Rexhep Qosja/
Haradinaj me këtë rast ka shkruar ngushëllimet e tij në Librin e Zisë.
Haxhiu i hap homazhet për kolosin e letrave shqipe, Rexhep Qosjen
Ushtruesja e detyrës së presidentit, njëkohësisht kryeparlamentarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu bëri homazhe dhe hapi Librin e Zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes.
Familja e Qosjes, siç ishte dëshira e fundit e të ndjerit nuk mori pjesë në këtë organizim.
Ndërkaq akademiku Rexhep Qosja ndërroi jetë dje në moshën 89-vjeçare.
Kolosi i letërsisë shqiptare, Rexhep Qosja kishte kërkuar që ceremonia e varrimit të tij të bëhej private, pa medie, pa lule.
Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes
Nën përkujdesjen e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, sot në hollin e Kuvendit të Kosovës do të organizohet një homazh përkujtimor dhe do të hapet Libri i Zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja.
Sipas njoftimit nga Presidenca, Haxhiu do të marrë pjesë në homazhin përkujtimor dhe do të shkruhet në Librin e Zisë.
“Në orën 08:45, U.D. Presidentja Haxhiu merr pjesë në homazh përkujtimor dhe shkruhet në Librin e Zisë”, thuhet në njoftim.
Pos homazheve, Haxhiu e ka shpallur ditën e nesërme si ditë zie shtetërore në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes, i cili vdiq dje.