Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historisë dhe një shkrimtar i madh

Aktuale

Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historisë dhe një shkrimtar i madh

Më: 24 prill 2026 Në ora: 17:41
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke vlerësuar lart figurën dhe veprën e tij.

Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves ka shkruar se Qosja ishte një figurë e rëndësishme e historisë së afërt të Kosovës dhe një shkrimtar i madh.

Postimi:

“Rexhep Qosja ka qenë një figurë e rëndësishme e historisë së afërt të Kosovës dhe një shkrimtar i madh.

Puna e tij do të ndihmojë në formimin e mendjeve dhe kontributeve të brezave që do të vijnë. Ngushëllimet e mia të sinqerta familjes, kolegëve dhe lexuesve të tij në të gjithë Kosovën dhe rajonin”, ka shkruar ambasadori britanik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat