Miratohen disa marrëveshje kyçe në Kuvend – përplasje mes pozitës dhe opozitës

Aktuale

Miratohen disa marrëveshje kyçe në Kuvend – përplasje mes pozitës dhe opozitës

Më: 27 prill 2026 Në ora: 08:25 Përditësuar në ora: 13:32 më 27.04.2026
Kuvendi i Kosovës

​Haxhiu thotë se sot do të ketë seancë të jashtëzakonshme për presidentin

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.

Kështu ka bërë të ditur kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

“Natyrisht që sot”, tha ajo kur është pyetur se a do të mbahet sot seanca për zgjedhjen e presidentit.

Rikujtojmë se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë afat deri më 28 prill për të zgjedhur presidentin e ri të vendit, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje të reja sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Mulhaxha-Kollçaku: S’kemi ende asnjë nënshkrim për kandidat për president

Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, deputete e VV-së, ka deklaruar se nuk kanë ende asnjë nënshkrim për kandidat për president.

Ndër të tjera, ajo shtoi se është e pabesueshme se si opozita nuk ka emër të propozuar për shefin e vendit.

“Zgjedhjet e reja janë totalisht të panevojshme, të kushtueshme, ne tashmë e kemi një fitues, të rikonfirmuar në dy palë zgjedhje, dhe me të vërtetë presim reflektim nga opozita, me një kërkesë gjeneroze, por tek e fundit ne jemi një demokraci parlamentare, çka na mbetet është të gjejmë një figurë unifikuese”, u shpreh ajo.

“Jam e bindur se gjithë këto subjekte, që gjithë këto vite janë thirrur se janë institucionalistë, akademikë, dhe të mos gjendet një emër, jashta strukturave politike, dhe të mos vinë me atë emër në Parlament, është e pabesueshme”, tha Kollçaku.

Afati drejt fundit, Tahiri: Situata tregon papërgjegjësi – Kosova është në prag të zgjedhjeve

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri e ka komentuar situatën aktuale sa i përket çështjes së presidentit.

Para seancës, deputeti tha se situata vërteton se Kosova është në prag të zgjedhjeve, dhe sipas tij, kjo është papërgjegjësi e shumicës parlamentare.

“Ajo që është shumë shqetësuese dhe brengë e secilit qytetarë është tema kryesore, zgjidhja dhe zgjedhja e presidentit. Jemi në ditën e fundit, po na përsëritet situata e para disa muajve kur vijmë në ditën e fundit dhe ende nuk e dimë kush janë kandidatët unifikues të cilët potencialisht mund t’i marrin 80 votat në Kuvend, kjo situatë na tregon papërgjegjësinë e shumicës parlamentare”, deklaroi Tahiri.

“Kosova është në prag të zgjedhjeve dhe na tregon për një eksperiment të vazhdueshëm”.

​Haxhiu: Qosja, zë kundër shtypjes dhe padrejtësisë

Me një minutë heshtje ka nisur seanca e veçantë e Kuvendit të Kosovës e cila po mbahet në nderim të akademikut, Rexhep Qosja i cili vdiq më 23 prill në moshën 90-vjeçare.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu në një fjalë rasti tha se akademiku, Rexhep Qosja ishte zë i qartë kundër shtypjes, padrejtësisë dhe përpjekjeve për mohim të identitetit kombëtar.

Haxhiu: Qosja zë kundër shtypjes dhe padrejtësisë

“ Ai ishte zë i qartë kundër shtypjes, kundër padrejtësisë dhe përpjekjeve për mohimin e identitetit tonë kombëtarë. Kontributi i tij shtrihet edhe në proceset politike të fundit të shekullit të kaluar kur Kosova kërkonte liri dhe republikë. Rexhep Qosja vuri autoritetin e tij intelektual në shërbim të kësaj të drejte duke artikuluar lirinë e Kosovës si të drejtë historike dhe kauzë që kërkonte konfirmim ndërkombëtarë”, tha ajo.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu në këtë seancës të veçantë për kritikun letrar deklaroi se Qosja ishte ndër njerëzit që e shndërroi kulturën në hapësirë mendimi, polemike, vetëdije dhe përgjegjësie historike.

Haxhiu:Qosje e ndërtoi mendimin e tij mbi vlerat e rilindjes kombëtare

“Si njëri ndër njerëzit që e shndërroi kulturën në hapësirë mendimi, polemike, vetëdije dhe përgjegjësie historike. Rexhep Qosja jetoi dhe krijoi në një kohë kur shqiptarëve u kërkohej që vazhdimisht ta dëshmonin gjuhën, historinë, përkatësinë dhe të drejtën politike kësaj kohe ai iu përgjigj me vepra me studime polemika, qëndrime publike dhe me një disiplinë intelektuale që rrallë shihet në jetën publike. Ai e ndërtoi mendimin e tij mbi vlerat e rilindjes kombëtare mbi trashëgiminë ilimuniste evropiane, mbi humanizmin dhe mbi figurat që shqiptarëve u dhanë drejtim historik. Si shkrimtarë ai dëshmoi se letërsia mund të jetë njëkohësisht artë dhe ndërgjegje. Në veprat e tij artistike solli njeriun përballë frikës pushtetit padrejtësisë dhe dilemave të kohës sonë“, tha Haxhiu.

Kryeparlamentarja, Haxhiu tha se kujtimi për akademik Qosjen do të mbetet tek mendimi kritik, gjuha shqipe dhe historia politike e shpirtërore e Kosovës.

Haxhiu: Republika ka detyrë t’i nderoj ata që me veprën e tyre e kanë nderuar shtetin

“Akademik Qosja nuk kërkoi nderime për vetën, por Republika ka detyrë t’i nderoj ata që me veprën e tyre e kanë nderuar shtetin dhe e kanë nderuar kombin. Kujtimi për të do të mbetet aty ku ai e vendosi gjithë veprën e tij në kulturën shqiptare, në mendimin kritik në gjuhën shqipe dhe në historinë politike shpirtërore të Kosovës”, deklaroi Haxhiu.

Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar shqiptar, Rexhep Qosja vdiq të enjten në moshën 90-vjeçare, për lajmin për ndarjen nga jeta e dha familja e tij. Ndërsa, në nderim të jetës së Qosjes, në Kosovë 24 prilli ishte ditë zie. 

​Konjufca: Qosja ishte një nga intelektualët dhe veprimtarët më të rëndësishëm të kombit

Shqiptarëve iu vdiq rilindësi i fundit, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Në ceremoninë përkujtimore në shenjë nderimi për akademikun, Rexhep Qosja, i dyti i ekzekutivit tha se Qosja ishte një nga intelektualët, shkrimtarët dhe veprimtarët më të rëndësishëm të kombit shqiptar.

Konjufca: Qosja ishte një nga intelektualët dhe veprimtarët më të rëndësishëm të kombit

“Neve shqiptarëve na vdiq Rexhep Qosja. Ai ishte një nga intelektualët, shkrimtarët dhe veprimtarët më të rëndësishëm të kombit tonë. Çdo krijues përshkruhet nga një parim suprem qëllimor, i cili është forca e vërtetë shtytëse e veprimtarisë së tij. Por cili ishte parimi i Qosjes? Elani i tij ishte liria kombëtare. Prandaj gjithçka që prodhoi e ka formën e luftës kundër shtypjes, e lufta është strategji. Bazamenti i saj i parë, shtresa e themelit, është vetëdija dhe mbi të ndërtohet sigurt ngrehina e shtetit kombëtar. Në këtë kuptim, me të drejtë këto ditë u tha se ai është rilindësi i fundit”, tha ai.

Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar shqiptar, Rexhep Qosja, ka vdekur të enjten në moshën 90-vjeçare, njoftoi familja e tij. Në nderim të jetës së Qosjes, në Kosovë, 24 prilli ishte ditë zie. 

​Gola: Qosja la pas vetës një korpus intelektual që në bosht kishte kombin shqiptar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje. Ardian Gola tha se akademik, Rexhep Qosja la pas vetës një korpus të papërsëritshëm intelektual që në bosht kishte kombin shqiptar.

Duke folur në emër të grupit parlamentar, Gola tha se është e sikletshme aq sa edhe paradoksale që nga foltorja e Kuvendit të flasim për një figurë e cila vazhdoi t’i sfidojë pushtetit edhe pas vdekjes.

Gola: Qosja e sfidoi pushtetit edhe pas vdekjes

“Është e sikletshme aq sa edhe paradoksale që nga foltorja e Kuvendit të flasim për një figurë e cila vazhdoi t’i sfidoj pushtetit edhe pas vdekjes duke lënë amanet që të varrosej pa fjalime, pa medie dhe pa prani zyrtare një jetë e tërë dedikuar shkencës dhe kombit që përmbyllet me një kërkesë sa njerëzore aq edhe fundamantale të prehet pranë gruas së vetë larg protokolleve të ftohta. Pikërisht këtu kulmon madhështia e thjeshtësisë së akademikut, Rexhep Qosja”, tha ai.

Gola shtoi se akademik, Qosja ishte zëri dhe gardiani intelektual i popullit të ndaluar në kushtet e mohimit të lirisë.

Gola: Qosja la pas një korpus të papërsëritshëm intelektual

“Qosja la pas një korpus të papërsëritshëm intelektual, krijimtari të jashtëzakonshme si nga vëllimi ashtu edhe nga gjerësia tematike. Në rreth 50 vepra ai trajtoi çështjet shoqërore, politike, historike e filozofike letrare e kulturore e që të gjitha me një bosht të qartë kombin shqiptarë dhe fatin e tij. Rexhep Qosja nuk ishte vetëm shkencëtarë, ai ishte mendimtarë, kritik, eseistë, dhe polemizues i pakompromis për të vërtetën. Ai nuk ishte vetëm njeri i pemës ai ishte edhe një orator i rrallë...Në planin shkencor ishte i pakompromis në kërkimin e të vërtetës, në planin kombëtarë ishte i pakompromis në iluminimin e popullit të vetë”, deklaroi Gola.

Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar shqiptar, Rexhep Qosja vdiq të enjten në moshën 90-vjeçare, për lajmin për ndarjen nga jeta e dha familja e tij. Ndërsa, në nderim të jetës së Qosjes, në Kosovë 24 prilli ishte ditë zie.

​Hamza për Rexhep Qosjen: Kombi shqiptar humbi një njeri të dijes

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka vlerësuar akademik Rexhep Qosjen si ndër figurat më të rëndësishme të kombit shqiptar.

Ai në seancën përkujtimore të Kuvendit, në shenjë nderimi për akademikun Rexhep Qosja, tha se ndarja nga jeta e tij është një humbje e madhe për kombin shqiptar.

Hamza: Kombi shqiptar humbi një njeri të dijes

“Me ndarjen nga jeta të akademik Rexhep Qosja ne nuk humbëm vetëm një njeri të dijes, humbëm një institucion të mendimit kritik. Humbëm një tribun të fjalës së lirë dhe një ndërgjegje që nuk pranonte të heshtte. Pikërisht pse nuk heshti kurrë, ai do të vazhdojë të dëgjohet edhe në të ardhmen. Akademik Rexhep Qosja nuk ishte vetëm një rrëfimtar i kohës sonë, ai ishte gjykues i saj. Nuk ishte vetëm shpjegues i letërsisë, historisë apo politikës, por sfidues i tyre”, tha ai. 

Lushaku për Qosjen: Zë i fuqishëm në debatin publik shqiptar për më shumë se gjysmë shekulli

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet një seancë e veçantë kushtuar akademikut Rexhep Qosja, i cili vdiq më 23 prill në moshën 89-vjeçare.

Në fjalën e saj, shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, e vlerësoi Qosjen si një nga figurat më me ndikim në jetën intelektuale shqiptare.

Ajo tha se Qosja ka qenë një zë i fuqishëm në debatin publik shqiptar për dekada të tëra.

“Ishte një intelektual i përkushtuar dhe një zë i fuqishëm në debatin publik shqiptar për më shumë se gjysmë shekulli. Ai ishte ndër të parët doktor i shkencave filologjike në Kosovë, profesor universitar në Universitetin e Prishtinës dhe drejtues i Institutit Albanologjik. Ai la gjurmë të pashlyeshme në breza të tërë studentësh dhe studiuesish”, tha ajo.

Tahiri: Qosja ngriti ndërgjegjen kolektive dhe ruajti fjalën e lirë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka vlerësuar lart figurën dhe veprimtarinë e Rexhep Qosjes, duke theksuar rolin e tij të rëndësishëm në jetën intelektuale dhe politike shqiptare.

Tahiri u shpreh se veprat e Qosjes nuk kanë krijuar vetëm estetikë, por edhe etikë politike, duke prodhuar jo vetëm dije, por edhe ndërgjegje në një kohë kur, sipas tij, fjala shpesh është komprometuar.

“Veprat e Rexhep Qosjes nuk prodhuan vetëm dije, por ndërgjegje në një kohë kur fjala shpesh bëhej kompromis, ai e ruajti këtë për ta përçuar të vërtetën”.

“U dëshmua se mendimi kur është i lirë, është i drejtë, ai dëshmoi se nuk duhet kurrë fjala e lirë e një intelektuali t’i nënshtrohet frikës së pushtetit, qëndrimi i tij prej një intelektuali e bëri atë që ta ngrit vetëdijen kolektive dhe ta rritë këtë në një pikë referimi që u jep kuptim kohëve që vijnë”, tha Tahiri në seancën dedikuar Qosjes i cili vdiq pak ditë më parë në moshën 89-vjeçare.

​Kuvendi mblidhet për dy seanca

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për të zhvilluar dy seanca.

E para, sipas njoftimit dot të mbahet me fillim nga ora 09:00, ku të zgjedhurit e popullit do bëhen bashkë për ta nderuar akademikun e ndjerë, Rexhep Qosjen.

Ndërsa nga ora 12:00 Parlamenti do të mbajë seancë të rregullt plenare.

Ndërkaq afati për zgjedhjen e Presidentit ka mbetur deri nesër, në seancën e sotme pritet të shihet nëse ka zgjidhje rreth kësaj cështje

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat