“Bllokimi i opozitës mund të konsiderohet puç politik” – deklaratë e fortë e analistit

Aktuale

“Bllokimi i opozitës mund të konsiderohet puç politik” – deklaratë e fortë e analistit

Nga: A.SH Më: 28 prill 2026 Në ora: 13:04
Seanca për zgjedhjen e presidentit, 28 prill 2026

Analisti politik Zejnullah Jakupi ka deklaruar se situata aktuale politike për zgjedhjen e Presidentit paraqet një “rast sui generis”, duke theksuar se mund të kërkojë ndryshim kushtetues.

Sipas tij, në rrethana normale presidenti mund të zgjidhej me shumicë absolute prej 61 votash, ndërsa bllokada politike nga opozita po e vështirëson procesin.

Jakupi ka kritikuar edhe bojkotimin e seancave nga opozita, duke e cilësuar si “bllokadë të qëllimshme”, ndërsa ka theksuar se situata aktuale mund të çojë në nevojën për rregullime kushtetuese për të shmangur krizat e përsëritura politike.

Shkrimi i plotë:

Shumica absolute 🧐

Rasti sui generis - lejohet edhe nëse në kushtetutë shkruan ndryshe, me këtë paraqitet e domosdoshme ndryshimi i kushtetutës. Do mjaftonte „shumica absolute“, me 61 ose më shumë vota, në të ardhmen do zgjidhej presidenti, presidentja.

Rastet precedente janë sui generis dhe ndodhin rrallë, prandaj kështu e kam interpretuar gjendjen politike tani. Kandidatja për presidente mund të zgjidhet me 61 apo 63 vota, sepse 60+60 bëjnë 120 deputetë. “Sui generis” do të thotë se opozita po e bojkoton vullnetin politik të votuesve, po ikën nga salla; bllokada është e organizuar dhe e qëllimshme, prandaj mund të quhet si puç politik. Po ashtu, edhe përpjekja e pozitës për ta zgjedhur presidenten pa 80 vota kuorum, vetëm me praninë në sallë, pra edhe pa kuorum të plotë, me 61 vota, mund të konsiderohet në këtë kontekst. Nëse jo, bllokada vazhdon pa kufi; pra, me këtë mentalitet bllokues, në të ardhmen as LVV nuk do t’ia bëjë kuorumin PDK-së, LDK-së dhe Listës Serbe

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat