Ahmeti: LDK po e përmend Osmanin vetëm për të justifikuar bllokadën

Aktuale

Ahmeti: LDK po e përmend Osmanin vetëm për të justifikuar bllokadën

Nga: Bota sot Më: 28 prill 2026 Në ora: 22:04
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ejup Ahmeti (Foto:Facebook)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ejup Ahmeti, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, të bëra së fundi në lidhje me Presidenten Vjosa Osmani dhe situatën politike në vend.

Ahmeti ka thënë se LDK po e përdor emrin e Osmanit në mënyrë të njëanshme dhe sipas tij, për qëllime politike, duke e cilësuar këtë si përpjekje për të justifikuar bllokadën institucionale.

Sipas tij, qëndrimi i LDK-së bie në kundërshtim me të kaluarën e saj politike ndaj Osmanit, të cilën më herët e kishte kritikuar ashpër dhe e kishte akuzuar për afërsi me kryeministrin Albin Kurti.

Postim i plotë:

Jo, Besian! Pikërisht ne s’jemi kundër Vjosës.

Se bash Vjosa është ajo që ju e quajshit “notere e Albin Kurtit”. Bash ajo që e sulmuat, e nënçmuat dhe e përdorët sa herë ju konvenoi politikisht. Sot po e përmendni si zgjidhje, veç pse ju duhet alibi për bllokadën tuaj.

Nëse e keni pasë seriozisht, i kishit sjellë nënshkrimet me kohë, me emra e mbiemra. Po ju nuk po i sillni!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat