Radoniqi: Kërkuam që zgjedhjet të mbahen sa më vonë, na duhet kohë
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka thënë se për këtë institucione do të ishte e përshtatshme që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 7 qershor.
Ai kështu është shprehur pas takimit që ka zhvilluar me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Radoniqi ka thënë se kërkojnë që të kenë sa më shumë kohë, pasi siç ka thënë ai procesi i organzimit të zgjedhjeve nuk do të jetë i lehtë.
“Sa më shumë kohë më pas, për shkak se na nevojitet përgatitje nuk është proces i lehtë. Gjykata Kushtetuese ka caktua 31 maj ose 7 qershor. Për mendim tonin është 7 qershori, por le t’i mbetët presidentes me vendos”, tha ai në një deklarim për media pas takimit me Haxhiun,.
Ky takim u mbajt pas shpërndarjes së Kuvendit që dështoi zgjedhjen e presidentit të ri.
Kosova, brenda 45 ditëve do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa dy datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve janë 31 maji ose 7 qershori.
Zgjedhjet e reja, Haxhiu pret në takim kryetarin e KQZ-së
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në takim kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqin, ku po diskutohet për zgjedhjet e reja, raporton Ekonomia Online.
Mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.
Ndryshe, Kosova dështoi ta zgjedhë presidentin e ri, brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, e që ishte data e djeshme, 28 prilli.
Partia e Albin Kurtit nuk arriti të bëjë marrëveshje me opozitën për këtë çështje dhe si rezultat i kësaj vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.
----
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, sot do të zhvillojë një takim me Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi.
Sipas njoftimit të Presidencës, takimi do të mbahet në orën 14:00.
Derisa nuk janë dhënë detaje të tjera rreth temave që do të diskutohen.
Takimi vjen në një periudhë kur institucionet zgjedhore po përgatiten për proceset e ardhshme politike në vend.