Toger i Policisë nën akuzë për spiunazh, dyshohet për bashkëpunim me BIA-n serbe

Aktuale

Toger i Policisë nën akuzë për spiunazh, dyshohet për bashkëpunim me BIA-n serbe

Më: 8 maj 2026 Në ora: 15:15
Bojan Jevtiq

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Bojan Jevtiq për veprat penale “Spiunazhi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, Jevtiq, në cilësinë e zyrtarit policor me gradën toger, dyshohet se nga një periudhë kohore e pacaktuar deri më 17 korrik 2025, në mënyrë të vazhdueshme dhe me dashje ka mbledhur dhe u ka dërguar zyrtarëve të Shërbimit Inteligjent të Serbisë dokumente zyrtare të klasifikuara.

Sipas aktakuzës, dokumentet e dyshuara kanë qenë të ndërlidhura me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit B.J. për veprat penale “Spiunazhi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.

Sipas aktakuzës, B.J., në cilësinë e zyrtarit policor me gradën toger, nga një periudhë kohore e pacaktuar deri më 17 korrik 2025, dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme dhe me dashje ka mbledhur dhe u ka dërguar zyrtarëve të Shërbimit Inteligjent të Serbisë, dokumente zyrtare të klasifikuara që ndërlidhen me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat