Haradinaj: Të gjitha partitë duhet t’i deklarojnë kandidatët për President!

Aktuale

Haradinaj: Të gjitha partitë duhet t’i deklarojnë kandidatët për President!

Më: 12 maj 2026 Në ora: 18:33
Vjosa Osmani dhe Meliza Haradinaj

Këshilltarja e ish-presidentes Vjosa Osmani, Meliza Haradinaj, ka kërkuar nga të gjitha partitë politike pjesëmarrëse në procesin zgjedhor të 7 qershorit, që t’i deklarojnë kandidatët e tyre për postin e presidentit.

Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se kjo kontribuon në transparencë para zgjedhjeve, në mënyrë që të mos ketë, sipas saj, “pazare pas zgjedhjeve”.

“Jo pazareve pas zgjedhjeve, po transparencës para zgjedhjeve!

Prandaj të gjitha partitë ia kanë borxh qytetarëve t’i deklarojnë kandidatët për President para zgjedhjeve”, deklaroi Haradinaj. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat