Haxhiu ngushëllon familjen Gashi për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Alush Gashit

Aktuale

Haxhiu ngushëllon familjen Gashi për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Alush Gashit

Më: 15 maj 2026 Në ora: 15:25
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Alush Gashit, mjekut, profesorit universitar, veprimtarit politik dhe nënshkruesit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

“Prof. Dr. Gashi i shërbeu vendit në shumë fusha dhe në periudha të rëndësishme të historisë sonë. Si profesor i Anatomisë, specialist i Kirurgjisë së Përgjithshme dhe ish-dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ai dha kontribut të çmuar në arsimin e lartë dhe në shëndetësinë e Kosovës”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

Ajo ka thënë se në jetën publike, ai shërbeu si deputet i Kuvendit të Kosovës, duke shtuar më tej se me angazhimin e tij politik dhe institucional, ai ishte pjesë e proceseve që e çuan Kosovën drejt lirisë dhe shtetësisë së Republikës.

“I përjetshëm qoftë kujtimi për Prof. Dr. Alush Gashin”, ka shkruar U.D. Presidentja Haxhiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat