“Mërgata e theu rekordin”, Albulena Haxhiu me mesazh falënderimi

Aktuale

“Mërgata e theu rekordin”, Albulena Haxhiu me mesazh falënderimi

Më: 18 maj 2026 Në ora: 16:26
Albulena Haxhiu

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka reaguar pasi mbylljes së afati për regjistrim të mërgatës për të votuar nga jashtë vendit.

Ajo ne rrejtin social Facebook ka thënë  se mërgata e ka thyer rekordin me mbi 142 mijë aplikime për të votuar.

“Mbi 142 mijë aplikime për votim nga jashtë vendit janë dëshmi se Kosova nuk mbaron në kufijtë e saj. Ajo jeton kudo ku qytetarët e saj e mbajnë me dashuri dhe me dinjitet. Pjesëmarrja është një nga mënyrat më të bukura për ta vazhduar kontributin për Kosovën”, ka shkruar Haxhiu.

Ne fund ajo i ka falenderuar nga zemra të gjithë që janë regjistruar.

Postimi i plotë:

Mërgata e theu rekordin

Mbi 142 mijë aplikime për votim nga jashtë vendit janë dëshmi se Kosova nuk mbaron në kufijtë e saj.

Ajo jeton kudo ku qytetarët e saj e mbajnë me dashuri dhe me dinjitet.

Pjesëmarrja është një nga mënyrat më të bukura për ta vazhduar kontributin për Kosovën.

Falemnderit nga zemra

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat