A janë këto zgjedhjet e fundit për sivjet? Kurti: Nuk mund ta dimë, besoj se po…

Aktuale

A janë këto zgjedhjet e fundit për sivjet? Kurti: Nuk mund ta dimë, besoj se po…

Më: 18 maj 2026 Në ora: 20:47
Kryeministri në detyrë Albin Kurti

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, është pyetur në “Interaktiv” , nëse këto janë zgjedhjet e fundit për këtë vit.

Kurti tha se nuk e dinë, por shtoi se beson që janë të fundit për vitin 2026.

Madje, ai tha se të gjithë po e pranojnë që këto zgjedhje kanë qenë të panevojshme.

“Nuk mund ta dimë, por besoj që po. Nuk kanë qenë të nevojshme këto zgjedhje dhe që të gjithë e pranojnë sepse këto janë zgjedhje të përsëritura, për ta konfirmuar këtë ne e morëm numrin e njëjtë 116”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat