Buçpapaj “godet” Osmanin: Pse nuk pyetet për takimin me Grenellin e Gjuriçin dhe deklaratat e Ramës?

Aktuale

Buçpapaj “godet” Osmanin: Pse nuk pyetet për takimin me Grenellin e Gjuriçin dhe deklaratat e Ramës?

Nga: M.H. Më: 23 maj 2026 Në ora: 11:31
Fotoilustrim: Vjosa Osmani në qendër të kritikave të publicistes Elida Buçpapaj, e cila ngre pyetje për takimin me Grenellin e Gjuriçin dhe për deklaratat e Edi Ramës lidhur me Gjykatën Speciale.

Publicistja Elida Buçpapaj ka kritikuar mënyrën se si presidentja Vjosa Osmani po intervistohet në media, duke vlerësuar se në këto paraqitje mungojnë pyetjet e drejtpërdrejta dhe temat që kërkojnë sqarime publike.

Sipas saj, Osmani duhet të japë përgjigje për takimin me Richard Grenellin dhe Marko Gjuriçin në OKB, për mënyrën se si është komunikuar ky takim, si dhe për deklaratat e Edi Ramës lidhur me Gjykatën Speciale.

Buçpapaj ngriti pikëpyetje edhe për raportet politike të Osmanit me Edi Ramën, duke kërkuar më shumë transparencë për bashkëpunimet dhe qëndrimet e saj politike në rajon.

Postimi i plotë

Shohim çdo mbrëmje që televizione dhe platforma të ndryshme në Kosovë intervistojnë znj.Vjosa Osmani,

kjo është diçka normale,

por ajo që vihet re është se nëpër këtë intervista mungojnë pyetjet që ngjajnë të ujdisura dhe larg formatit të Hard Talk

ku duket sikur Vjosa Osmani pyetet për çka ka dëshirë të përgjigjet me retorika si logoriake.

Në këtë kontekst po rreshtoj disa syresh që mungojnë:

Nga kush e mori ftesën e 25 shtatorit 2025 për takimin me Richard Grenell dhe Marko Gjuriç në OKB?

A e njoftoi kryeministrin e Kosovës dhe Ministren e Jashtëme për këtë takim ?

Përse nuk e publikoi takimin në rrjetet sociale sikur vepronte zakonisht ?

Përse nuk dha shpjegim të shterrshëm personalisht por përdori zyrën e saj të shtypit me një sqarim të pasqaruar?

***

Në lidhje me deklaratën e Edi Ramës se presidentja e Kosovës është kërcënuar dy vjet rresht pasi ajo nuk ka lejuar hetuesit e Gjykatës Speciale të hulumtonin prova në zyrën e saj,

si është e vërteta,

cilat janë rrethanat që ia ka treguar këto konfidencialitete shtetërore Edi Ramës,

a ia ka treguar kryeministrit të Kosovës,

dhe kur Edi Rama i bëri publike si akuza ndaj Gjykatës Speciale përse znj.Osmani nuk e sqaroi opinionin publik?

Znj.Vjosa Osmani “shqetësohet” për qeverisjen Kurti, pavarësisht fuqisë së plotpushtetëshme të votës së Sovranit në një sistem demokratik –

por si nuk e ka treguar këtë shqetësim përkundrazi ka bashkëpunuar

me kryeministrin Edi Rama në mandatin e katërt, vitin e 14-të të uzurpimit të pushtetit, i akuzuar për afera gjigande korrupsioni e vjedhje qindra milionëshe të bashkëpunëtorëve të ngushtë dhe krahasimeve me narkoshtet që i emëron si gurë shahu krerët e institucioneve të shtyllave kryesore të shtetit ndërsa opozita vijon protestat dhe kërkon dorëheqjen e Edi Ramës ?

A ka patur bashkëpunim me PD e Shqipërisë që kanë përputhje edhe si krah politik i qendrës së djathtë?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat