Afati për regjistrim të votuesve me nevoja të veçanta deri më 31 maj

Aktuale

Afati për regjistrim të votuesve me nevoja të veçanta deri më 31 maj

Më: 26 maj 2026 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka hapur procesin e regjistrimit për votim të personave me nevoja të veçanta.

Afati i fundit për regjistrim është 31 maj 2026, ndërsa aplikimi mund të bëhet përmes dy mënyrave:

online në uebfaqen https://vpnv.kqz-ks.org/sq/ dhe fizikisht në zyrat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunat përkatëse.

Ky proces synon të lehtësojë pjesëmarrjen në votim për të gjithë qytetarët me nevoja të veçanta, duke garantuar qasje më të barabartë në procesin zgjedhor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat