Kurti pret kongresistët amerikanë - çka u diskutua në takim?

Aktuale

Kurti pret kongresistët amerikanë - çka u diskutua në takim?

Më: 27 maj 2026 Në ora: 09:49 Përditësuar në ora: 15:17 më 27.05.2026
Foto nga vendi i ngjarjes

Ja çfarë u bisedua në takimin e Kurtit me kongresistët amerikanë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim dy kongresistët amerikanë, Keith Self, kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Suhas Subramanyam, anëtar i Nënkomisionit për Çështje Ushtarake dhe të Jashtme.

Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet nga temat kryesore për të cilat foli kryeministri në detyrë Kurti, ishte mbrojtja, përkatësisht paqja dhe siguria në rajon.

Ai e falënderoi delegacionin për përkrahjen për anëtarësim në NATO, në veçanti për Rezolutat 1246 dhe 1250 të Dhomës së Përfaqësuesve, të cilat mbështesin aspiratat e Republikës së Kosovës për t’u bërë pjesë e Aleancës Veri-Atlantike dhe bëjnë thirrje që forcat amerikane të vazhdojnë të kontribuojnë në kuadër të KFOR-it.

Në njoftim tutje thuhet se kryeministri në detyrë Kurti, vuri theksin edhe te përputhshmëria në politikën e jashtme.

Po ashtu, ai diskutoi për investimet e Kosovës në mbrojtje dhe për tema të tjera, si zhvillimi i teknologjisë në vend, ku foli për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në këtë fushë dhe në tregti në përgjithësi, si dhe për reformat në fushën e arsimit.

Para Prishtinës, kongresistët zhvilluan vizitë në Luginën e Preshevës.

Në këtë kontekst, kryeministri në detyrë Kurti tha se duhet të ketë të drejta të krahasueshme për pakicat në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Haxhiu në takimin me kongresmenët amerikanë: Për Kosovën, anëtarësimi në NATO është çështje e sigurisë afatgjatë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim kongresistin republikan Keith Self dhe kongresistin demokrat Suhas Subramanyam, pjesë e delegacionit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Haxhiu shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe të Kongresit Amerikan ndaj Republikës së Kosovës, duke theksuar se për popullin e Kosovës kjo mbështetje ka pasur rëndësi historike, politike dhe njerëzore.

“Për Kosovën, miqësia me Shtetet e Bashkuara është edhe institucionale por edhe personale. Populli ynë e mban mend kush qëndroi pranë nesh në momentet më përcaktuese të historisë sonë moderne”, theksoi Haxhiu.

Ajo falënderoi kongresmenin Self për mbështetjen e tij të qartë ndaj rrugës së Kosovës drejt NATO-s, si dhe për vëmendjen ndaj të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

U.d. Presidentja Haxhiu theksoi se për Kosovën, anëtarësimi në NATO është çështje e sigurisë afatgjatë, paqes rajonale dhe vendit të natyrshëm të Kosovës mes shteteve demokratike.

U.d. Presidentja Haxhiu vlerësoi gjithashtu praninë e kongresistit Subramanyam në këtë delegacion, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në fusha si teknologjia, siguria kibernetike, arsimi, inovacioni dhe shërbimi publik.

Në takim, U.d. Presidentja Haxhiu tha se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara në siguri, mbrojtje, ekonomi, diplomaci dhe integrim euroatlantik.

Ajo theksoi se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen amerikane dhe dëshiron ta nderojë këtë miqësi duke qëndruar përkrah Shteteve të Bashkuara si partnere e besueshme për paqe, siguri dhe përparim demokratik. 

Kongresistët amerikanë në qeveri, nis takimi me Kurtin

Dy kongresistë amerikanë, Keith Self dhe Suhas Subramanyam, kanë nisur një vizitë në Kosovë dhe rajon, ku po zhvillojnë takime me përfaqësues institucionalë dhe po informohen për çështjet e pakicave dhe zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor.

Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni amerikan ka shkuar në qeveri ku po zhvillon një takim me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Derisa gjatë ditës së djeshme, ata qëndruan në Luginën e Preshevës.

Gjatë vizitës atje, kongresisti Keith Self theksoi se ekzistojnë probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë. Ai shtoi se qëllimi i vizitës së tyre është të kuptojnë më mirë situatën e pakicave në rajon, si në Luginën e Preshevës ashtu edhe në Kosovë.

U.d. Presidentja Haxhiu priti në takim kongresistët Keith Self dhe Suhas Subramanyam, dalin detaje nga diskutimet

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim kongresistin republikan Keith Self dhe kongresistin demokrat Suhas Subramanyam, pjesë e delegacionit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

U.d. Presidentja Haxhiu shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe të Kongresit Amerikan ndaj Republikës së Kosovës, duke theksuar se për popullin e Kosovës kjo mbështetje ka pasur rëndësi historike, politike dhe njerëzore.

“Për Kosovën, miqësia me Shtetet e Bashkuara është edhe institucionale por edhe personale. Populli ynë e mban mend kush qëndroi pranë nesh në momentet më përcaktuese të historisë sonë moderne”, theksoi U.d. Presidentja Haxhiu.

Ajo falënderoi kongresmenin Self për mbështetjen e tij të qartë ndaj rrugës së Kosovës drejt NATO-s, si dhe për vëmendjen ndaj të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. U.d. Presidentja Haxhiu theksoi se për Kosovën, anëtarësimi në NATO është çështje e sigurisë afatgjatë, paqes rajonale dhe vendit të natyrshëm të Kosovës mes shteteve demokratike.

U.d. Presidentja Haxhiu vlerësoi gjithashtu praninë e kongresistit Subramanyam në këtë delegacion, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në fusha si teknologjia, siguria kibernetike, arsimi, inovacioni dhe shërbimi publik.

Në takim, U.d. Presidentja Haxhiu tha se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara në siguri, mbrojtje, ekonomi, diplomaci dhe integrim euroatlantik. Ajo theksoi se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen amerikane dhe dëshiron ta nderojë këtë miqësi duke qëndruar përkrah Shteteve të Bashkuara si partnere e besueshme për paqe, siguri dhe përparim demokratik.

Haxhiu priti në takim kongresistët amerikanë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë në kuadër të një turi rajonal.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet Kosovë–SHBA, zhvillimet politike në vend dhe situata në rajon, me theks të veçantë në stabilitetin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

Delegacioni amerikan një ditë më parë ka vizituar edhe Luginën e Preshevës, ku është njohur nga afër me pozitën e shqiptarëve dhe zhvillimet politike në atë zonë.

Ndërkohë, në një vizitë të ndarë, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të presë po sot në Qeveri të njëjtin delegacion amerikan në orën 11:50, sipas njoftimit zyrtar.

Kongresistët amerikanë takohen sot me krerët në Kosovë

Delegacioni i kongresistëve amerikanë po qëndrojnë në Kosovë ku gjatë ditës do të takohen me krerët shtetërorë në Kosovë.

Keith Self nga radhët e republikanëve dhe Suhas Subramanyam nga radhët e demokratëve, arritën në Kosovë pasditen e 26 majit, pasi qëndruan në Luginë të Preshevës ku u takuan me zyrtarë të ndryshëm shqiptarë në jug të Serbisë.

Self tha se pasi mësuan për problemet reale mes shqiptarëve dhe Serbisë, vizita në Kosovë zhvillohet për të “mësuar për pakicën serbe atje”.

“Pra, po i vizitojmë të dyja vendet për të kuptuar se si trajtohen pakicat dhe cilat janë të drejtat e tyre", u tha Self gazetarëve në Luginë të Preshevës.

Gjatë ditës, kongresistët do të takohen me ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Një javë më parë, Kurti njoftoi se kishte zhvilluar një takim virtual me një grup kongresistësh, përfshirë edhe me Selfin.

“Bashkëpunimi dypalësh në mbrojtje midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara është më i fortë se kurrë. Kjo, kryesisht, për shkak të mbështetjes dërrmuese dypartiake që Kosova gëzon në Kongresin e SHBA-së”, tha Kurti përmes një postimi në X, pas bisedës.

Vizita e kongresistëve vjen pasi në prill, Self, së bashku me kongresistët Ritchie Torres dhe Mike Lawler, propozuan një rezolutë që synon ta shtyjë përpara rrugën e Kosovës drejt Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

Në këtë rezolutë, që gëzon mbështetje dypartiake në Shtetet e Bashkuara, thuhet se “qeverisja demokratike e Kosovës, mbikëqyrja civile e forcave të sigurisë dhe bashkëjetesa shumetnike përbëjnë një argument bindës për anëtarësimin në NATO”.

Kosova synon të anëtarësohet në aleancën ushtarake perëndimore, por ende nuk ka bërë kërkesë zyrtare për anëtarësim, teksa mosnjohja nga katër shtete të NATO-s (Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja) vlerësohet pengesë drejt anëtarësimit në aleancë.

Vendi aktualisht është në proces të shndërrimit të Forcës së Sigurisë në ushtri, proces që pritet të zgjasë deri më 2028.

Pranimi i një anëtari në NATO kërkon mbështetje unanime, prandaj edhe rezoluta e paraqitur nga kongresistët i kërkon Uashingtonit t’i nxisë këto katër vende anëtare ta njohin shtetin e Kosovës. / REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat