“Haraç me hy në Prishtinë”, Matoshi i reagon LDK-së dhe PDK-së: Paramendo çka kishin bërë me ju lënë Kosovën në dorë

Aktuale

“Haraç me hy në Prishtinë”, Matoshi i reagon LDK-së dhe PDK-së: Paramendo çka kishin bërë me ju lënë Kosovën në dorë

Nga: A.M. Më: 31 maj 2026 Në ora: 12:26
Adriana Matoshi

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar ndaj paralajmërimeve për vendosjen e një tarife prej mbi 10 eurosh për qytetarët që hyjnë në Prishtinë nga qytetet e tjera.

Përmes një postimi në Facebook, Matoshi ka kritikuar ashpër qeverisjen e kryeqytetit, duke e cilësuar masën e propozuar si një formë të re “haraçi” ndaj qytetarëve.

“Kqyrne popull. Janë untu shumë, e tash LDK-PDK po dojnë me zëvendësu haraçin e terminaleve me haraç me hy në Prishtinë. Dmth veç në Prishtinë edhe kqyr çka bojnë, tash paramendo çka kishin bo me ju lon Kosovën në dorë. Rrnoft Albin Kurti!”, ka shkruar ajo.

Postim i plotë:

Kqyrne popull.

Janë untu shumë, e tash LDK-PDK po dojnë me zavendësu haraçin e terminaleve me haraç me hy në Prishtinë.

Dmth veç në Prishtinë edhe kqyr çka bojnë, tash paramendo çka kishin bo me ju lon Kosovë në dorë.

Rrnoft Albin Kurti!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat