Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, së bashku me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kryetarin e Komunës së Mitrovicës dhe kryeshefin ekzekutiv të Iber-Lepenc, kanë nënshkruar marrëveshjen për shtrirjen e sistemit të ujitjes në fshatrat Pirq, Vernicë dhe Vaganicë.
Sipas Mujës, projekti do të mundësojë ujitjen e rreth 500 hektarëve tokë bujqësore, duke krijuar kushte më të favorshme për rritjen e prodhimit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë në këtë zonë.
“Urime fermerëve dhe bujqve mitrovicas për këtë investim të rëndësishëm, i cili do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e produktivitetit dhe përmirësimin e kushteve të punës në sektorin e bujqësisë”, ka shkruar ai në Facebook.