Kurti prezanton projektet për qytetin e Prizrenit, mblidhen mijëra qytetarë

Aktuale

Kurti prezanton projektet për qytetin e Prizrenit, mblidhen mijëra qytetarë

Nga: H.O. Më: 5 qershor 2026 Në ora: 21:01 Përditësuar në ora: 21:39 më 05.06.2026
Albin Kurti

Kurti prezanton projektet për qytetin e Prizrenit

Kryetari i Vetëvendosjes dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar projektet për qytetin e Prizrenit, në të cilin premtoi investime milionëshe.

Në tubimin në qendër të qytetit, Kurti tha se Prizreni i ka dhënë Kosovës shumë në të gjitha fushat.

“Projektet për Prizrenin, parku i biznesit, zona ekonomike në Lubizhdë do të funksionalizohet, dislokimi i rezervuarit të ujit në Kala do ta bëjmë mandatin e ardhshëm me 450 mijë euro bashkë me ujësjellësin, do ta rehabilitojmë rrugën për Has, do ta zgjerojmë rrugën Prizren-Suharekë, festivalet dhe organizatat kulturore kanë bërë shumë dhe i kanë tejkaluar kufijtë e ne do ta bëjmë një sallë multifunksionale për aktivitete kulturore e panaire”, tha Albin Kurti, kandidat për kryeministër, VV.

Para prizrenasve, Kurti foli edhe për projektet e parapara në mandatin e ardhshëm në nivel vendi.

“Në mandatin e ardhshëm do të vazhdojmë me punë të mbara e të mira, po kemi edhe shumë plane të reja, kryesorja 1 miliard euro për prodhimtari, krejt kush prodhon bujqësi, zejtari, industri do t’i mbështesë shteti për kreditë investive që do t’i marrin në banka pa pasur nevojë me lënë hipotekë tokën, shtëpinë apo veturën. Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investim në armatim e do të prodhojmë edhe dronat e fishekët tanë”, tha Kurti.

Kurti po ashtu premtoi pagën e 14-të për sektorin publik, investime në arsim, shëndetësi, ndërtimin e 5 digave, 4 hekurudhave, 20 stadiumeve etj.

Hekuran Gashi: Ja arritëm në Prizren, me ja qitë pikën në 116

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin përmbyllës të fushatës në qytetin e Prizrenit, ku u mblodhën simpatizantë e mbështetës të shumtë.

Kandidati i LVV-së për deputet me numër 45, Hekuran Gashi, ka ndarë pamje nga tubimi i madh në Prizren, duke e shoqëruar postimin me mesazhin:

“Ja arritëm në Prizren. Me ja qitë pikën në 116”.

Ndërkohë, nga LVV është bërë e ditur se fushata do të mbyllet nesër me tubim në Prishtinë.

Image

Vetëvendosje mbyll fushatën zgjedhore nga Prizreni

Kryeministri Albin Kurti i është drejtuar qytetarëve në mbyllje të fushatës zgjedhore.

Ai ka mbyllur fushatën zgjedhore në Prizren.

Në tubimin e Vetëvendosjes shihen me mijëra qytetarë që kanë dalë në përkrahje të Kurtit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat