Nisin punën vëzhguesit ndërkombëtarë për zgjedhjet e nesërme

Aktuale

Nisin punën vëzhguesit ndërkombëtarë për zgjedhjet e nesërme

Më: 6 qershor 2026 Në ora: 18:49
Nisin punën vëzhguesit ndërkombëtarë për zgjedhjet e nesërme

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka njoftuar se ka filluar Programi i Vëzhguesve Ndërkombëtarë për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 7 qershor 2026

Në kuadër të programit, KQZ mirëpret përfaqësues dhe ekspertë zgjedhorë nga institucione dhe organizata ndërkombëtare, të cilët do të vëzhgojnë nga afër procesin zgjedhor.

“Vëzhgimi ndërkombëtar kontribuon në forcimin e transparencës, integritetit dhe besimit publik në proceset demokratike”, tha KQZ.

Pjesëmarrësit janë nga Turqia, Lituania, Hungaria, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe International IDEA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat