Donika Gërvalla voton në Prapaqan, fton qytetarët për pjesëmarrje masive në zgjedhje

Aktuale

Donika Gërvalla voton në Prapaqan, fton qytetarët për pjesëmarrje masive në zgjedhje

Nga: A.M. Më: 7 qershor 2026 Në ora: 10:42
Donika Gërvalla

Kryetarja e Partisë Guxo dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka ushtruar sot të drejtën e saj të votës në shkollën “Jusuf Gërvalla” në Prapaqan, duke e cilësuar ditën e zgjedhjeve si një festë të demokracisë.

Pas votimit, Gërvalla tha se atmosfera në qendrën e votimit ishte mbresëlënëse, me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve që në orët e para të mëngjesit.

Gërvalla theksoi se vota është një nga shtyllat kryesore të demokracisë dhe e ardhmja e vendit ndërtohet përmes pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset demokratike.

Postim i plotë:

Në një ditë të hareshme si kjo, festa e demokracisë ndihet në çdo cep të Republikës. Në shkollën “Jusuf Gërvalla” në Prapaqan, entuziazmi qytetar për të votuar ishte i prekshëm që në orët e para të mëngjesit. Korridore të mbushura plot, fytyra të buzëqeshura dhe një vullnet i jashtëzakonshëm i qytetarëve tanë për ta shndërruar këtë ditë në një manifestim të vërtetë të demokracisë.

Në këtë atmosferë besimi e përgjegjësie qytetare, votova edhe unë, për Kosovën, për Republikën tonë. Sepse demokracia nuk është vetëm një e drejtë; ajo është themeli mbi të cilin qëndron shteti ynë dhe garancia më e fortë e së ardhmes sonë.

Andaj, dilni dhe votoni. Secili e secila. Të gjithë. Shfrytëzojeni të drejtën tuaj, sepse vota është arma juaj më e fortë, fuqia dhe kontributi më i drejtpërdrejtë ndaj Republikës sonë.

Le ta forcojmë Kosovën me pjesëmarrje masive, me kulturë demokratike dhe me dinjitet qytetar. Faleminderit nga zemra secilit e secilës që po e bën sot demokracinë tonë më të fortë, më të gjallë dhe më kuptimplotë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat