I prezantuar si emër i fortë i LDK-së, analisti i njohur në fund të listës

Aktuale

I prezantuar si emër i fortë i LDK-së, analisti i njohur në fund të listës

Më: 9 qershor 2026 Në ora: 14:38
Visar Xani

I prezantuar me bujë si një nga aderimet më të rëndësishme të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për zgjedhjet parlamentare, rezultati i deritashëm i analistit të njohur Visar Xani duket se ka mbetur larg pritjeve që u krijuan pas përfshirjes së tij në politikë.

Sipas numërimit aktual të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Xani ka siguruar vetëm 274 vota në nivel vendi, duke u renditur në pozitën e 101-të në listën e kandidatëve të LDK-së.

Ky rezultat vjen pavarësisht ekspozimit të tij të vazhdueshëm në media dhe pritshmërive se ai do të arrinte të mobilizonte një numër më të madh votuesish. Megjithatë, procesi i numërimit ende nuk ka përfunduar dhe rezultatet mund të pësojnë ndryshime në vazhdim.

Kujtojmë se deri më tani është numëruar rreth 26 për qind e votave, ndërsa mbetet të shihet nëse Xani do të arrijë të përmirësojë pozicionin e tij me numërimin e pjesës së mbetur të votave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat