Fahri Xharra: Serbia ka pasur plane për zhdukjen e shqiptarëve që nga krijimi i saj

Aktuale

Fahri Xharra: Serbia ka pasur plane për zhdukjen e shqiptarëve që nga krijimi i saj

Nga: A.SH Më: 15 korrik 2026 Në ora: 09:06
Fahri Xharra

Publicisti Fahri Xharra ka publikuar një reagim në rrjetet sociale, ku pretendon se Serbia ka pasur plane për zhdukjen e shqiptarëve që nga krijimi i shtetit serb në vitin 1830.

Sipas tij, edhe gjatë vitit 1999 ka ekzistuar një plan për zhdukjen e shqiptarëve të Kosovës, duke thënë se kjo dëshmohet nga një dokument i CIA-s.

Xharra ka theksuar se ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara ishte vendimtare për fatin e Kosovës.

Postimi i Xharrës:

Planet e Serbisë për zhbërjen tanë janë që kur është krijuar Serbia ne vitin 1830.

Edhe ne vitin 1999 ata e kishin në plan zhdukjen tanë. Kete e verteton ky dokument i CIA- s.

Mirë që ishte Amerika, se per Kosovën ishte folur sikur per Çamerinë.

Amani, mos iu besoni serbëve e as miqëve të tyre.

( psh.Grenellit).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat