Gashi pranon zyrtarisht detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit: Do të punojmë në forcimin e sundimit të ligjit

Aktuale

Gashi pranon zyrtarisht detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit: Do të punojmë në forcimin e sundimit të ligjit

Më: 15 korrik 2026 Në ora: 11:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi ka pranuar sot zyrtarisht detyrën në këtë pozitë nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj.

Me këtë rast, Gashi tha se do u shërbejë të gjithëve dhe bashkarisht do punohet në forcimin e sundimit të ligjit.

“Sapo e pranova detyrën nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, zoti Qalaj.

Faleminderit kolegëve për besimin e dhënë. Unë do të jem kryeprokuror i të gjithëve dhe së bashku të gjithë do të punojmë në forcimin e sundimit të ligjit”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat