​LDK: Nënshkrimet ende nuk janë verifikuar, takimi i sotëm ishte rutinor

Aktuale

​LDK: Nënshkrimet ende nuk janë verifikuar, takimi i sotëm ishte rutinor

Më: 16 korrik 2026 Në ora: 12:51 Përditësuar në ora: 16:09 më 16.07.2026
Fotoilustrim

​Ferati për raportimet për marrëveshje me VV-në: Krejtësisht propagandë

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ilir Ferati, tha se kjo parti po merret me punët organizative për thirrjen e kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë.

Ferati tha se nuk do ta quante urgjente thirrjen e kuvendit të jashtëzakonshëm, por se e imponon data e formimit të institucioneve.

Ferati: S’do ta quaja urgjente thirrjen e kuvendit por na imponon data e formimit të institucioneve

“LDK po merret me çështje procedurale që na takojnë edhe sipas statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, edhe me punët organizative në drejtim të organizimit të Kuvendit, në mënyrë sa më të shpejtë edhe sa më efikase, po e quaj kështu, në mënyrë që delegatët me shpreh vullnetin e vet, pas thirrjes së Kuvendit që është bërë prej nënshkruesve që i kanë dorëzuar dje nënshkrimet. Tash, nuk po dua me e cilësuar urgjente si Kuvend, mirëpo sigurisht që na inponon pjesa e datës së konstituimit të institucioneve, edhe pse është përgjegjësi e partisë së parë me filluar punën edhe me i përshpejtuas ato procedura. Por ndryshe, grupi parlamentar është, edhe deputetët janë zgjedhur, dhe po e garantoj që është funksional, po marrë parasysh organizimin e Kuvendit të LDK-së”, tha ai.

Ferati po ashtu e quajti propagandë raportimin e djeshëm se ishte arritur një marrëveshje mes VV-së dhe LDK-së, ku kjo e fundit do t’i kishte tri ministri dhe kryeparlamentarin.

Ferati për raportimet për marrëveshje me VV-në: Krejtësisht propaganda

“Krejtësisht propagandë, spekulim në një nivel jo të mirë, sidomos në kohën kur ndodhi. Pa prapë po e citoj, pa burim të informatës, pa citim të ndonjë eksponenti ose të ndonjë informate zyrtare nga LDK-ja, është spekulim, nuk qëndron. Përndryshe, kryetari i ka deklaruar dje qëndrimet e veta përmes video-mesazhit edhe ka cilësuar nevojën që kemi me pezullu negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje, deri sa të zgjidhen çështjet tona të brendshme”, tha ai.

Më tej, ai tha se kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kuvend garues, por kuvend votëbesimi ndaj Abdixhikut.

Ferati: Kuvendi s’është garues por kuvend votëbesimi ndaj Abdixhikut

“Thirrësit e Kuvendit e kanë parashtruar kërkesën për çka ata e kanë thirrur Kuvendin. Nuk është Kuvend garues, është Kuvend i votëbesimit, praktikisht. Nuk është Kuvend ku mund të shpallen kandidatura të tjera, praktikisht po flas sipas thirrjes së nënshkruesve që e kanë thirrur Kuvendin”, tha ai.

Aktualisht në sekretarinë e LDK-së janë dorëzuar 151 nënshkrime për sharkimin e kryetarit Abdixhiku.

​Manaj: Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së, gjithsesi para 7 gushtit

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demoratike e Kosovës, Shkëmb Manaj, ka thënë se po kryhen të gjitha procedurat teknike për thirrjen e kuvendit të jashtëzakonshëm për votimin e mosbesimit të kryetarit Lumir Abdixzhiku, para 7 gushtit.

Ai e ripërsëriti qëndrimin duke thënë se thirrja e kuvendit është me urgjencë, andaj ku sipas tij, një gjë e tillë do të ndodhë para datës kur përfundon afati kushtetues për formimin e qeverisë dhe të kuvendit.

Manaj: Kuvendi i jashtëzakonshëm para 7 gushtit

“Siç e dini është çështje e procedurës. Ju e dini që është dorëzuar kërkesa dhe janë duke u kryer të gjitha punët edhe teknike për thirrjen e Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Mendojmë që është me urgjencë, prandaj punët janë duke u kryer shpejt në mënyrë që të verifikohet kërkesa, të verifikohen delegatët dhe të bëhen të gjitha përgatitjet për Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Varësisht prej punëve. Besoj që brenda javës është problem sepse duhet pastaj përgatitjen edhe të ftesave për gjithë delegatët e Kuvendit dhe delegatët e Kuvendit duhen ta kenë ftesën”, tha ai.

Manaj, ndërkohë mohoi raportimet e djeshme se LDK-ja kishte arritur një marrëveshje parimore me Vetëvendosjen.

Manaj: S’kishte marrëveshje me VV-në

“Jo, besoj që për këtë ju jepet me përgjigje edhe kryetari i Lidhjes Demokratike edhe të tjerët, nuk ka pasur marrëveshje edhe nuk ka qenë ajo marrëveshje që është që është prezantuar në media”, tha ai.

Aktualisht në sekretarinë e LDK-së janë dorëzuar 151 nënshkrime për sharkimin e kryetarit Abdixhiku. 

​LDK: Takimi i sotëm ishte rutinor

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sokol Haliti, ka deklaruar se prioritet i partisë mbetet formimi i institucioneve të reja, duke theksuar se të gjitha proceset e brendshme do të zhvillohen në përputhje me statutin dhe procedurat e LDK-së.

Pas takimit të mbajtur të enjten, Haliti tha se LDK respekton afatet, rregullat dhe statutin e saj, ndërsa e cilësoi kapërcimin e ngërçit politik dhe krijimin e institucioneve si interes shtetëror.

Haliti: Interes shtetëror është formimi i institucioneve

“LDK-ja respekton afatet, procedurat, rregullat, statutin natyrisht. Interes shtetëror është formimi i institucioneve shtetërore, dhe kapërcimi i këtij ngërçi. Por tash edhe aspektet e tjera partiake e kanë fushëveprimin e vet. Është demokraci, prandaj respektohen rregullat, statuti. Prandaj afatet, mënyra, kushtet, krejt zgjidhjet, krijohen gjithashtu”, tha ai.

Haliti shtoi se nuk janë verifikuar ende nënshkrimet, derisa tha se takimi i sotëm nuk ishte takim i kryesisë së partisë por takim rutinor.

Haliti: Kryetari është legjitim gjersa të mbahet kuvendi tjetër

“Kryetari është kryetar legjitim, legal, gjersa të mbahet kuvendi tjetër. Është kryetar legal, legjitim edhe aty edhe kuvendi ka procedura. Gjithashtu ka procedura dhe rregulla. Prandaj kryetari i LDK-së është zgjedhur, ju lutem, kuvendin e kaluar me votë të fshehur, në një kuvend tejet demokratik, ndoshta shembull edhe për partitë e tjera, jo vetëm në Kosovë. Prandaj LDK-ja ka me punu statutarish, ka me punu me demokraci në veprim, me rregulla, gjithsesi me vendime nga pro-organet që kalojnë. Prandaj takimet me degë, takimet me kryesi po mbahen, janë konsultime që bëhen’, tha ai.

Ai është pyetur edhe për raportimet që ishin për një marrëveshje LDK-VV, për formimin e institucioneve.

Haliti: Institucionet shtetërore dhe zgjedhja e presidentit është e patjetërsueshme

“Do të thotë nuk jam duke shprehur mendimin e kryesisë. Institucionet shtetërore dhe zgjedhja e presidentit është e patjetërsueshme. Vendi duhet me i dhënë institucioneve, edhe duhet me i dhënë stabilitet institucional, shtet funksional. Mos-implementimi i buxhetit është rrezikim i funksionimit vital të shtetit. Prandaj duhet me pasë institucione të qëndrueshme që e implementojnë buxhetin, dhe plan-programin. E besoj tash që partnerët e tjerë kanë me u kriju, e krijon LDK-ja, e krijon dikush tjetër, është temë tjetër. Kjo është ligjore, legjitime dhe është temë e negociatave, e rezultateve të negociatave e të tjera”, tha ai.

Quni për kërkesat për Kuvend të Jashtëzakonshëm në LDK: Për çdo gjë do të njoftoheni me kohë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka deklaruar se ende nuk është diskutuar brenda organeve të partisë për kërkesat për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së dhe iniciativat për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.

Ai tha se për çdo zhvillim opinioni do të njoftohet me kohë.

“Për çdo gjë do të njoftoheni me kohë. Ende nuk i kemi hapur këto tema, nuk kemi pasur diskutim për këto çështje. Sot pata takim me mërgimtarët”, tha Quni.

I pyetur për qëndrimin e tij lidhur me kërkesat për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, ai nuk dha detaje.

“E shprehi në strukturat e LDK-së”, tha Quni.

Mblidhet LDK-ja, Manaj: Vendimi për Kuvendin merret pas verifikimit të nënshkrimeve

Në selinë e Lidhja Demokratike e Kosovës po mbahet një takim i brendshëm i partisë.

Në selinë e LDK-së janë parë duke hyrë Xhafer Tahiri dhe Sokol Haliti, ndërsa para mediave është deklaruar edhe Shkëmb Manaj.

Manaj konfirmoi se bëhet fjalë për një takim të brendshëm, ndërsa lidhur me nismën për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së tha se vendimi do të merret vetëm pasi të përfundojë verifikimi i nënshkrimeve.

Manaj ka theksuar se thirrja e Kuvendit të LDK-së do të trajtohet me urgjencë, për shkak të procesit të formimit të institucioneve të reja të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat