DASH vlerëson aktivitetet e Ambasadës së Kosovës në Washington

Aktuale

DASH vlerëson aktivitetet e Ambasadës së Kosovës në Washington

Nga: A.M. Më: 18 gusht 2026 Në ora: 22:47
Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe flamuri i Kosovës

Ambasada e Kosovës në Washington ka marrë vlerësim nga Departamenti Amerikan i Shtetit për aktivitetet që ka zhvilluar në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ambasada ka shprehur kënaqësinë për këtë vlerësim, duke theksuar rëndësinë e shënimit të këtij përvjetori së bashku me miqtë amerikanë.

Postim i plotë:

Kemi kënaqësinë dhe e çmojmë vlerësimin nga Departamenti Amerikan i Shtetit për disa nga aktivitetet e Ambasadës sonë për nder të 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara te Amerikës!

Jemi të nderuar ta shënojmë këtë moment historik së bashku me miqtë tanë amerikanë, dhe të kremtojmë miqësinë e qëndrueshme dhe vlerat e përbashkëta që i lidhin kaq ngushtë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat