Palatova në takim lamtumirës me Haxhiun: Kosova të sigurojë unitet politik dhe ta bëjë anëtarësimin në BE synim të përbashkët

Aktuale

Palatova në takim lamtumirës me Haxhiun: Kosova të sigurojë unitet politik dhe ta bëjë anëtarësimin në BE synim të përbashkët

Më: 27 gusht 2026 Në ora: 14:12
Pamje nga takimi

Ushtruesja e detyrës së shefes së zyrës së BE-së, Eva Palatova, ka zhvilluar sot takimin e saj lamtumirës me u.d. së presidentes, Albulena Haxhiu.

Palatova ka thënë se është krenare që ka ndihmuar Kosovën në avancimin drejt rrugës për BE.

Ajo ka thënë se Kosova duhet të ketë unitetin politik, për ta bërë anëtarësimin në BE synim të përbashkët.

“BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën. Kosova duhet të sigurojë unitet politik dhe ta bëjë anëtarësimin në BE një synim të përbashkët”, shkruan zyra e BE-së në postim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat