​Pesë kadetë nga Kosova diplomojnë në Akademinë Ushtarake të Turqisë

Aktuale

​Pesë kadetë nga Kosova diplomojnë në Akademinë Ushtarake të Turqisë

Më: 31 gusht 2026 Në ora: 10:49
Ejup Maqedonci

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Akademisë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, e organizuar me rastin e shënimit të Ditës së Fitores së Republikës së Turqisë.

Gjatë ceremonisë, Maqedonci ka takuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, të cilëve ua ka uruar Ditën e Fitores së Republikës së Turqisë.

Një moment i veçantë ishte diplomimi i pesë kadetëve nga Republika e Kosovës, të cilët kanë përfunduar me sukses studimet e tyre ushtarake në Turqi.

Maqedonci i ka përgëzuar kadetët për përkushtimin, disiplinën dhe suksesin e treguar gjatë studimeve, duke u uruar karrierë të suksesshme në shërbim të vendit.

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Turqisë është vlerësuar si i rëndësishëm, ndërsa mbështetja në edukimin, trajnimin dhe përgatitjen profesionale të kuadrove të reja ushtarake përbën një nga shembujt konkretë të këtij bashkëpunimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat