Haxhiu pranon letrat kredenciale nga ambasadori i Francës

Aktuale

Haxhiu pranon letrat kredenciale nga ambasadori i Francës

Më: 7 shtator 2026 Në ora: 15:19
Foto nga takimi

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Francës në Republikën e Kosovës, Jean-François Huchet.

Në një postim në Facebook, Haxhiu bëri të ditur se e çmon lart miqësinë dhe mbështetjen e Francës.

“Kosova e çmon lart miqësinë dhe mbështetjen e Francës, si gjatë periudhës së luftës, ashtu edhe në vitet e shtetndërtimit. Sot, marrëdhëniet tona mbështeten në një bashkëpunim të gjerë politik, ekonomik, të sigurisë, arsimit dhe cultures”, tha Haxhiu në postimin e saj në Facebook.

Tutje, ajo bëri të ditur se me ambasadorin e ri të Francës diskutuan që bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve të zgjerohet edhe më tutje.

“Biseduam edhe për mundësitë që ky bashkëpunim të zgjerohet më tej, veçanërisht pas marrëveshjeve të fundit ndërmjet Kosovës dhe Francës, të cilat krijojnë mundësi të reja për bashkëpunim.Ambasadorit Huchet i urova një mandat të suksesshëm dhe e sigurova për bashkëpunimin tim të plotë në forcimin e mëtejshëm të partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës”, bëri të ditur Haxhiu për takimin ndërmjet saj dhe ambasadorit të ri të Francës në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat