​Kurti: U bë mirë që u konstituua Kuvendi, nënkryetari i dytë i takon PDK-së – do ta votojmë

Aktuale

​Kurti: U bë mirë që u konstituua Kuvendi, nënkryetari i dytë i takon PDK-së – do ta votojmë

Më: 13 shtator 2026 Në ora: 12:11
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas përfundimit të seancës u shpreh i lumtur siç u shpreh, pas konstituimit të Kuvendit.

Kurti e cilësoi këtë si një arritje dhe se do të jenë të gatshëm të votojnë edhe Vlora Çitakun kur PDK do të jetë në Kuvend.

Kurti: U bë mirë që u konstituua Kuvendi, nënkryetari i dytë i takon PDK-së – do ta votojmë

"U bë mirë që u konstituua Kuvendi. Nënkryetari i dytë i Kuvendit të Republikës së Kosovës i takon Partisë Demokratike të Kosovës. Në çdo moment që janë të gatshëm ta propozojnë zonjën Vlora Çitaku, ne menjëherë do ta votojmë. Urime të gjithëve konstituimi i Kuvendit! Pra, përafërsisht tre muaj pas zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit u konstituua Kuvendi i Republikës për legjislaturën e tetë, ndërkaq ju e dini që në vitin e kaluar janë dashur tetë muaj nga zgjedhjet që të konstituohet Kuvendi. Nga tetë muaj tash e kishim tre muaj. Natyrisht do të ishte më mirë që të bëhej edhe më herët, por urime të gjithëve se megjithatë është një arritje, e cila tash duhet të vazhdojë me formim të qeverisë", tha Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat