Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e LVV-së, Ardian Gola, ka reaguar për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Gola ka kritikuar qëndrimet që e lidhin vendimin e Gjykatës Speciale me balancat politike në Kosovë, duke thënë se çështja nuk duhet parë si rivalitet mes PDK-së dhe LVV-së.
Ai ka deklaruar se shqetësimi kryesor duhet të jetë pozita ndërkombëtare e Kosovës dhe mënyra se si po trajtohet një pjesë e rëndësishme e historisë së saj, ndërsa ka shprehur dëshirën që të gjithë të pandehurit të lirohen.
Postimi i plotë:
Eshte fort irritues cdo qendrim, qofte politik apo intelektual, qe gjykimin e katershes aktuale ne Hage e lidh me skenen politike ne Kosove. Rikthimi i tyre fatkesesisht po shihet si fuqizim i nje krahu politik ne dem te tjetrit, sikur ceshtja te ishte pjese e rivalitetit te brendshem partiak.
Nderkohe, ajo qe po ndodh ne ate gjykate nuk i trajton te pandehurit as si PDK e as si LV. Halli nuk eshte balanca politike ne Kosove. Kuptojeni kete. Halli eshte pozita nderkombetare e shtetit te Kosoves dhe menyra se si po trajtohet nje pjese themelore e historise se tij te fundit.
Ky duhet te jete shqetesimi kryesor.
Uroj me zemer lirimin e te gjitheve, sepse fitues ne nje epilog te tille nuk do te ishte nje parti apo nje krah politik. Fitues do te ishte Kosova.
Prandaj, ta reduktosh lirimin eventual te tyre ne nivel te ekuilibrave politike brenda vendit eshte jo vetem gabim, por edhe nje forme tejet e shemtuar e instrumentalizimit politik dhe opinionberes.