Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka folur në ditën kur në Hagë pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
“...Ne presim vetëm një vendim - aktgjykim lirues”, është shprehur Konjufca.
Konjufca pritet ta ndjekë nga afër shpalljen e aktgjykimit në Hagë. Bashkë me të, në Dhomat e Specializuara pritet të jetë edhe ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti. Të dy zyrtarët do ta përcjellin seancën nga galeria e Dhomave të Specializuara.
Çështja ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit lidhet me akuzat e Prokurorisë së Specializuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë dhe pas luftës së Kosovës. Të katër të akuzuarit i kanë mohuar akuzat.