Qytetarë të shumtë në sheshin “Skënderbeu” në pritje të verdiktit të Hagës

Aktuale

Qytetarë të shumtë në sheshin “Skënderbeu” në pritje të verdiktit të Hagës

Më: 16 shtator 2026 Në ora: 09:56
Fotoilustrim

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në pritje të shpalljes së verdiktit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qytetarët kanë me vete flamuj të UÇK-së, ndërsa shprehen me shpresë e besim që vendimi i sotëm të jetë në favor të ish-krerëve të UÇK-së.

Seanca përfundimtare në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku do të shpallet verdikti i shkallës së parë nis në orën 10:00.

Transmetimi televiziv jepet 10 minuta me vonesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat