Kosova në fotografitë e javës nga “The Guardian”: Protestat në Prishtinë pas vendimit ndaj Thaçit

Aktuale

Kosova në fotografitë e javës nga “The Guardian”: Protestat në Prishtinë pas vendimit ndaj Thaçit

Nga: Bota sot Më: 19 shtator 2026 Në ora: 07:54
Fotografia e publikuar nga “The Guardian”

Media prestigjioze britanike “The Guardian” ka përfshirë Kosovën në përmbledhjen e saj fotografike të ngjarjeve kryesore të javës në botë, duke publikuar një fotografi nga Prishtina pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish-komandantëve të tjerë të UÇK-së.

Fotografia, e realizuar nga Armend Nimani për AFP/Getty Images, paraqet pjesëtarë të policisë së rendit në gatishmëri dhe qytetarë duke protestuar para selisë së EULEX-it në Prishtinë.

Në përshkrimin e fotografisë, “The Guardian” shkruan se protestat u zhvilluan pasi Thaçi dhe tre ish-komandantë guerilë u shpallën fajtorë për 96 vrasje, si dhe për vepra penale që lidhen me torturën, trajtimin mizor dhe ndalimin arbitrar të kundërshtarëve politikë dhe civilëve.

Fotografia nga Prishtina është pjesë e galerisë së “The Guardian” “The week around the world in 20 pictures”, ku media britanike përmbledh ngjarje të ndryshme ndërkombëtare përmes fotografive.

“The Guardian” gjithashtu ka raportuar gjerësisht për aktgjykimin ndaj Thaçit, duke theksuar se ish-presidenti i Kosovës u dënua me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat