Komisioni nis punën me reformën në drejtësi, Qorrolli: Hap konkret për shtetin e së drejtës

Aktuale

Komisioni nis punën me reformën në drejtësi, Qorrolli: Hap konkret për shtetin e së drejtës

Nga: A.M. Më: 30 shtator 2026 Në ora: 16:23
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, ku u miratuan gjashtë projektligje që lidhen me reformën në drejtësi.

Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës ka miratuar gjashtë projektligje që lidhen me reformën në drejtësi.

Kryetari i këtij Komisioni, Vigan Qorrolli, ka bërë të ditur se në mbledhjen e parë të Komisionit janë miratuar Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, si dhe pesë projektligjet e Pakos së Reformës në Drejtësi.

Sipas Qorrollit, këto të fundit lidhen me integritetin dhe përgjegjësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, fuqizimin e Këshillave, si dhe forcimin e Akademisë së Drejtësisë.

Postim i plotë:

Sot, Komisioni për Legjislacion në mbledhjen e tij të parë, miratoi gjashtë projektligje të rëndësishme për reformën në drejtësi:

• Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme;

• pesë projektligjet e Pakos së Reformës në Drejtësi, që lidhen me integritetin dhe përgjegjësinë e gjyqtarëve e prokurorëve, fuqizimin e Këshillave dhe forcimin e Akademisë së Drejtësisë.

Me miratimin në Komision, këto projektligje vazhdojnë rrugën drejt shqyrtimit në seancë plenare.

Si Kryetar i Komisionit, e konsideroj këtë një hap konkret drejt reformimit të sistemit të drejtësisë dhe forcimit të shtetit të së drejtës në Republikën e Kosovës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat