Hamza pas takimit me Kurtin: Bisedat i kemi përfundu – kemi edhe disa ditë për të arritur marrëveshje
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është deklaruar pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se palët kanë zhvilluar bisedimet dhe se mbeten edhe disa ditë për të parë nëse mund të arrihet një marrëveshje.
Hamza tha se kërkesa e PDK-së është që ligji për Gjykatën Speciale të miratohet në dy lexime dhe të marrë aprovimin përfundimtar.
“Vazhdimisht po e them, kërkesa e PDK-së është aprovimi i ligjit në dy lexime, aprovimi final i ligjit. Pastaj PDK është e gatshme që, në të njëjtën ditë, në seancën e radhës, të bisedojë, të japë zgjidhjen për presidentin dhe të japë votat për presidentin. Bisedat i kemi përfundu. Kemi edhe disa ditë ku kemi mundësi me arrit marrëveshje. Nuk e di a do të ndodhë marrëveshja”, u shpreh Hamza para mediave.
Përfundon takimi Kurti-Hamza, priten detajet
Takimi mes kryeministrit, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, ka përfunduar pas rreth dy orësh e gjysmë.
Takimi është zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e situatës aktuale politike dhe funksionalizimin e institucioneve të vendit.
Pas përfundimit të takimit, pritet që palët të bëjnë të ditura detajet dhe qëndrimet e tyre lidhur me bisedimet.
Dy orë prej kur filloi, ende po vijon takimi Kurti-Hamza
Janë bërë dy orë prej kur takimi ndërmjet Albin Kurtit dhe Bedri Hamzës ka filluar.
Takimi po zhvillohet në objektin e Qeverisë, si pasues i takimit Albin Kurti – Lumir Abdixhiku.
Në takim po diskutohet votimi në të gjitha nivelet i ndryshimit të Ligjit pë rDhomat e Specializuara, si dhe çështja e presidentit.
“Fillimisht duhet me u aprovu ligji dhe po e ritheksoj që me u aprovu në të gjitha nivelet, në të dy leximet e ne të gjitha komisionet. Pastaj, ne jemi të hapur që të bisedojmë për çështjen e presidentit. Ne besojmë që ligji duhet me u aprovu, vendi duhet të ketë president, e më pas të kthehemi në obligimet tona si deputetë” tha Hamza, pak çaste para takimit me Kurtin.
Nga ana tjetër, si Kurti, ashtu edhe Abdixhiku refuzoi të deklarohet mbi takimin e zhvilluar në Kuvend.
Filloi takimi Kurti-Hamza, në fokus Ligji për Specialen dhe zgjedhja e presidentit
Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, po zhvillojnë takim.
Pritet që në takim të diskutohen zgjedhja e presidentit dhe Ligji për Specialen.
Kurse, Kurti u taku edhe me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku
Takimi i tyre këtë pasdite të së shtunës vjen pasi Qeveria e Kosovës vlerësoi mbrëmë në orë të vona se nuk ka pengesa ligjore për nismën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
As Kurti nuk prononcohet pas takimit me Abdixhikun
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, doli pas takimit më kryeministrin Albin Kurti.
Abdixhiku nuk u prononcua për media pas takimit për të bërë të ditur nëse gjatë bisedës u arritur ndonjë dakordim për çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës dhe për Ligjin për Specialan.
As kryeministri Kurti u prononcua për media pas takimit.
Afati i fundit për zgjedhjen e presidentit është 6 gushti.
Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dalë nga takimi që pati me kryeministrin Albin Kurti.
Pas përfundimit të takimit, Abdixhiku nuk ka dhënë deklaratë dhe nuk ka komentuar nëse gjatë takimit është arritur ndonjë marrëveshje apo nëse ka pasur dakordim për çështjen e zgjedhjes së Presidentit.
Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut u zhvillua një ditë pas takimit të kryeministrit me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. Edhe nga takimi Kurti-Hamza nuk pati ndonjë marrëveshje konkrete.
Bisedimet mes liderëve politikë po zhvillohen në kohën kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
Kuvendi ka afat deri më 6 tetor për ta zgjedhur Presidentin e ri. Nëse zgjedhja nuk realizohet brenda afatit kushtetues, vendi shkon në zgjedhje të reja.
Takohen Kurti dhe Abdixhiku, diskutohet për presidentin dhe Ligjin për Specialen
Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, po zhvillojnë takim.
Takimi po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës, në të cilin çështje të pashmangshme diskutimi janë zgjedhja e presidentit dhe Ligjin për Specialen.
Afati i fundit për zgjedhjen e presidentit është 6 gushti.
Ndërsa zhvillimet politike në ditët në vijim pritet të përcaktojnë hapat e mëtejmë drejt përmbylljes së këtij procesi.