Alban Krasniqi nga VV ka reaguar ashpër ndaj Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe PDK-së, duke i akuzuar për, siç ka shkruar, “shantazh të shtetit” dhe bllokim të institucioneve.
Krasniqi ka kritikuar përdorimin e logos së UÇK-së dhe kauzës së kategorive të luftës, duke pretenduar se ato po keqpërdoren për interesa politike.
Ai ka deklaruar gjithashtu se OVL-UÇK dhe PDK, sipas tij, po pengojnë organizimin institucional për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Hagë, duke i cilësuar “armiku numër 1 i organizimit shtetëror dhe shoqëror” për këtë çështje.
Postimi i plotë:
Koordinimi i zaptuesve të OVL me mbetjet e PDK-së që me shantazhu shtetin nuk kalon!
Boll ma me keqpërdorjen e logos së UÇKsë!
Boll ma me abuzimin në emër të kategorive të luftës!
Boll ma me keqpërdorimin dhe e dëmtimin e kauzës kundër gjykatës së Hagës!
27 vite nuk latë gjë të zezë pa bërë deri tek votimi i gjykatës speciale, tash vërtetë mendoni që populli është naiv e mund ta mashtroni me valvitje flamujsh, 'Çlirima' njëpërdorimësh dhe lojë perfide.
Kaq e dojnë këta kauzën e Hagës sa e arrnuan një dokument në formë ligji i cili është vetëm xhoker në lojën e tyre perfide parazgjedhore dhe asgja ma shumë, duke ekspozu nëpër tubime edhe kandidatët e nesërm zgjedhor.
Tentojnë ti bllokojnë institucionet të cilat janë të domosdoshme jo vetëm për funksionimin e shtetit por edhe të koordinimit për apel.
👉Pra, OVL-PDK me sjelljet e tyre janë aktualisht armiku numër 1 i organizimit shtetëror dhe shoqëror për mbrojtjen e krerëve në gjykatën së Hagës.❗️