LDK nuk mori pjesë në votimin e ndryshimeve për Specialen

Aktuale

LDK nuk mori pjesë në votimin e ndryshimeve për Specialen

Më: 5 tetor 2026 Në ora: 11:22
Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk kanë marrë pjesë në votimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, në lexim të parë.

Projektligji u votua në seancën e Kuvendit të Kosovës dhe mori 91 vota për, duke kaluar kështu leximin e parë.

Para votimit, shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, bëri të ditur se deputetët e kësaj partie nuk do ta mbështesin nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Lushaku-Sadriu kishte deklaruar se LDK-ja nuk mund të bëhet pjesë e kësaj nisme, duke ngritur pikëpyetje edhe për efektin juridik të ndryshimeve të propozuara.

Pavarësisht mospjesëmarrjes së LDK-së në votim, Projektligji mori mbështetjen e deputetëve të pranishëm dhe u miratua në lexim të parë me 91 vota për.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat