Opinionisti Adriatik Dosti ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe protestën për Gjykatën Speciale.
Dosti ka kritikuar PDK-në dhe AAK-në, duke i akuzuar për përdorim të protestës dhe çështjes së Speciales për pazare politike. Ai ka shprehur kundërshtim edhe ndaj mbështetjes së projektligjit për Dhomat e Specializuara nga Kuvendi dhe LVV-ja.
Sipas Dostit, çështja e Gjykatës Speciale po përdoret politikisht, ndërsa ai ka kritikuar edhe deputetët që, sipas tij, braktisën sallën gjatë votimit për Byronë e Hetimit dhe Konfiskimit të Pasurisë.
Shkrimi i plotë:
Kuvendit të Kosovës...po gaboni rëndë.
Ata që dje e votuan Gjykatën Speciale ...duke i bërë një dëm të madh Kosovës ...sot po ju detyrojnë juve dhunshëm, përmes shantazhit e pazareve politike që...ta zhbëni Specialen.
Janë po këta kryesisht PDK e AAK...Hamza & Lushtaku e Ramushi & Gjini që kërcënojnë e që qëndrojnë në krye të turmës protestuese në Prishtinë e që ofrojnë pazare politike si...na shpëtoni Thaçin e Veselin...Jakupin e Selimin...miratoni ligjin për dhomat e Speciales dhe ne ...ju mbështesim për zgjedhjen e Presidentit në mënyrë që nesër Kosova të mos shkojë në zgjedhje të reja të parakohshme e të detyrueshme (????)
E duket se fatkeqësisht këtë lojë e këtë karrem të PDK - AAK (por fatmirësisht fare pak edhe LDK) po e hanë radhazi si LVV, si Kurti e si edhe vetë Kuvendi i Kosovës ...e aq më keq populli i saj.
Populli në protestë po gënjehet, po mashtrohet e po keqpërdoret sidomos politikisht...e protesta tashmë ka vetëm ngjyrime politike e aspak kombëtare.
Sepse Haga e Specialja as mund të zhbëhen dot më, se Apeli nuk ndryshon pothuajse asgjë për 4 të dënuarit pak ditë më parë e se Hagën nuk e tutin dot as protestat e Prishtinës e as ulërimat e Timet, Ganet e Hykmetet e sigurisht as edhe Hamzat e Ramushët.
Haga e bëri të qartë publikisht e botërisht...UÇK dhe lufta e popullit të Kosovës për liri janë tjetër gjë dhe ndaj nuk preken e nuk cenohen dot prej kërkujt si dhe nuk bëhen dot pis kurrsesi nga askush....dhe individët që kanë kryer krime veçmas ndaj kundërshtarëve të vet politikë si në luftë po ashtu edhe në kohë paqe ....janë komplet tjetër gjë...ndaj dhe i dënoi.
Po këta që sot po e detyrojnë dhunshëm si Kuvendin e Kosovës po ashtu edhe Kurtin që të gabojnë rëndë (edhe pse ky i fundit e tha qartë nga foltorja e Kuvendit...kujdes se këto që kërkoni ju janë veprime të nxituara e me pasoja) ...fjala është për projektligjin për Dhomat e Speciales...
Dhe kulmi është se po këta kur vjen puna për të votuar Byronë e Hetimit dhe të Konfiskimit të Pasurive ...braktisin e lëshojnë sallën e Kuvendit ...veçmas krejt PDK ...me Hamzën, Lushtakun, Timen e Ganën në krye.
Është i turpshëm por edhe i dënueshëm skenari politik i pazareve politike që po luhet momentalisht në Kosovë veçmas prej PDK + AAK ...duke përdorur kartën "popull"...ja pra o popull ne për të mirën tënde po e bëjmë e që ti të mos shkosh sërish në zgjedhje ....pfffff.
Ndërkohë që qëllimi i tyre kryesor e i vërtetë nuk është ky por është sidomos lirimi i Thaçit e Veselit nga burgu, miratimi i zhbërjes së Speciales pasi kanë frikë se edhe të tjerë prej tyre mund të shkojnë në Hagë dhe më kryesorja ...mosvotimi i Byrosë së Hetimit të Pasurive pasi...shumica e tyre me këtë rast...e ata që për 20 vjet e kanë vjedhur Kosovën sa kanë mundur dhe e kanë qeverisur atë poshtërisht ...me siguri absolute që nesër do të shkonin të parët në burg e do t'u sekuestroheshin pasuritë e tyre milionëshe.
Kjo është historia e vërtetë e gjithë këtij pazari të pisët politik që po luhet këto ditë në Kosovë e në dëm të Kosovës e popullit të saj...
Jam kundër këtij pazari të ndyrë politik ku fatkeqësisht preh e të cilit duket se kanë rënë edhe LVV e Kurti teksa po thonë se ...ok ne po ju mbështesim sot ... por më e rëndë akoma sipas meje është mbështetja e votimi Pro që këtyre palaçove të mësipërm po ju bën me këtë rast ..edhe vetë Kuvendi i Kosovës.